Yoga

Yoga qetëson shpirtin

Yoga

Yoga është një formë meditimi dhe aktiviteti fizik, që ju ndihmon në rritjen e elasticitetit të trupit, përmirësimit të frymëmarrjes, minimizon stresin dhe ndikon pozitivisht në shëndetin në përgjithësi.

Yoga e ka origjinën nga India, para qindra vitesh. Ajo bazohet në konceptin që “Trupi dhe mendja janë një e vetme”. Kështu ajo ndikon në shëndetin e përgjithshëm duke zvogëluar stresin e duke qetësuar shpirtin.

Tipi me i përdorur i Yoges është Hatha Yoga, që përfshin ushtrime për frymëmarrjen dhe ushtrime fizike. Këto të fundit janë më saktësisht stretching në forma e postura të ndryshme.

Edhe pse ka disa tepi Yoga-sh, të gjitha kanë një synim të përbashkët, jo vetëm përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik, por edhe arritjen e një “uniteti” të shpirtit dhe trupit.