Për ne


Portali “UNIK” përbëhet nga njerëz pozitiv që kanë për synim orientimin e lexuesve të vet drejt njohjes së vetes dhe përdorimin e pozitivitetit për mirëqenie dhe sukses në jetë. Ky portal synon t’ju çlodhë nga stresi dhe ngarkesa ditore. Tek ne do të gjeni qetësinë, relaksin dhe ide për të përmirësuar kualitetin e jetës, vetëm duke menduar pozitivisht.


Bujar Jashari

Ai është ideatori i portalit “UNIK”, njëherit CEO i Kompanisë “Arbëria Com”, dhe “StarBrokers” në Prishtinë si dhe CEO i “Arbëria Com GMBH ” në Regensburg të Gjermanisë. Ai është ekonomist, por i orientuar drejt shkencës së mendimit pozitiv që disa vite. Bujar Jashari është anëtarë i Global Information Network në Amerikë. Sukseset e tij Bujari ia atribuon të menduarit pozitiv dhe përmes këtij portali shpreson që secili lexues të gjejë rrugën drejt suksesit.

Edona Podvorica

Edonë Podvorica është gazetare dhe prezantuese televizive. Ajo ka një dekadë përvojë në fushën e gazetarisë dhe televizionit ndërsa pjesë e portalit është bërë prej se ka lind ideja për të. Ajo është e dhënë pas temave mbi jetën,mirëqenien si dhe aktivitetet humanitare. Për këtë është pjesë e një emisioni social në RTK. Suksesi sipas Edones arrihet me besim në vete dhe punë ndërsa premton që portali “UNIK”, do të sjellë përditë lajmet më të mira për lexuesit.

Bleona Foniqi

Bleona Foniqi është studente e Staffordshire University dhe ndërmarrëse e re. Deri më tani ka qenë pjesë e shumë aktiviteteve dhe organizimeve të eventeve të fushave të ndryshme duke kontribuar në të mirë të komunitetit. Duke qenë e pasionuar pas leximit, vitet e fundit është përkushtuar edhe tek shkenca e cila ndërlidhet me mendimin pozitiv dhe suksesin, e këto kanë qenë motivet e saj për tu bërë pjesë e Portalit “UNIK”. Bleona është person shumë pozitiv dhe energjinë e saj do ta ndajë çdo ditë me lexuesit e “UNIK”.

Kastriot Çunaku

Kastriot Çunaku është i specializuar në fushën e teknologjisë informative. Deri më tani ka punuar një numër të madh ueb-faqesh dhe programe kompjuterike. Kastrioti përveç punës si zhvillues softueri në KEDS ka shprehur vullnet të shpërfaqë pozitivitetin në mënyrën më të mirë të mundshme të portalit tonë.