Highlight Yoga

5 gjëra që ju ndodhin nëse provoni  “Viparita Karani”

Viparita Karani

Nëse keni provuar të praktikoni Yoga, atëherë me siguri e keni provuar edhe ngritjen e këmbëve lartë. Megjithëse mund të duket e çuditshme për disa njerëz, ajo në të vërtetë ka disa përfitime shëndetësore.

Ngritja e këmbëve  “ Viparita Karani”, i njohur zakonisht si “këmbët në mur” është mjaftë i lehtë dhe atë mund ta bëjë  kushdo në shtëpi. Kjo teknikë normalisht kryhet për të krijuar një lidhje mes mendjes dhe trupit tuaj, por gjithashtu mund të ndihmojë qarkullimin e gjakut.

Këtu janë disa nga përfitimet e saj:

– Redukton mbajtjen e ujit në këmbë

– Heq lodhjen e këmbëve

– Përmirëson tretjen

– Liron sistemin nervor

– Ndihmon për të çlodhur mendjen

Tani që dini të gjitha përfitimet e tij, ja si ta bëni këtë ushtrim:

Si fillim vendosni një jastëk të vogël në kurbën e shpinës, në mënyrë që të siguroni balans trupor.

Kjo do të siguroj që këmbët tuaja të ngjitën drejtë vertikalisht në mur, krahët të pushojnë dhe trupi të relaksohet.

Mbajeni këtë pozicion për të paktën 15 deri në 20 minuta pa bërë asgjë tjetër. Ndjeje balancin që paraqet kjo gjë, qetësinë dhe relaksin që ndjeni kur gjoksi dhe koka juaj kanë qarkullim më të mirë. Mos harroni të vishni rroba të rehatshme që nuk kufizojnë belin apo këmbët tuaja.

Përndryshe, kjo mund të ndikojë shumë në promovimin e qarkullimit të gjakut.