Yoga

Yoga dhe efektet anësore

Yoga

Yoga përveç që mund t’ju ndihmojë në shumë aspekte mund të shkaktojë edhe efekte anësore.  Yoga punon me trupin dhe mendjen, nga brenda dhe jashtë njëkohësisht, ndërkohë që disiplinat e tjera punojnë më shumë për dukjen.

Me Yoga-n, para se të ndjesh një trup në formë, ti ndjen një forcë dhe energji të brendshme. Nuk ka rëndësi gjinia, si për burrat edhe për gratë është e njëjta gjë. Megjithatë edhe Yoga mund të sjellë efekte anësore. Një gjë është e sigurt Yoga është e sigurtë dhe e shëndetshme. Por nëse jeni duke u trajtuar me medikamente, bëjani të ditur mjekut tuaj që praktikoni dhe Yoga për të pasur një kombinim sa më efekti.

Në anën tjetër ju duhet të praktikoni Yoga vetëm me profesionistë, sepse si çdo lloj aktiviteti fizik, mund t’ju shkaktojë tërheqje apo ndrydhje të muskujve.

 

Këto janë vetëm dy raste që konsiderohen si efekte anësore në rast se ju nuk tregoheni të kujdesshëm, në të kundërtën Yoga do të bëhet pjesë tepër e rëndësishme e jetës tuaj dhe do t’ju ndihmojë të jeni gjithnjë në formë, të fortë dhe në harmoni.