Yoga

Yoga balanson hormonet dhe rritë humorin

Yoga

Tashmë është vërtetuar përmes shumë studimeve që Yoga ndihmon në rritjen e elasticitetit të trupit, përmirësimit të frymëmarrjes, minimizon stresin dhe ndikon pozitivisht në shëndetin në përgjithësi.

Ka disa aspekte në të cilat ndikon pozitivisht praktikimi i Yogas, nisur nga ndikimi që ka në hormone. Pra, praktikimi i Yoga-s, ulë nivelet e hormoneve të dopamines, epinefrines dhe norepinefrines, duke krijuar ndjesinë e qetësisë. Gjithashtu nxitë hormonin e oksitocines, që lidhet me besimin dhe stimen për vetën.

Praktikimi i Yoga-s ndikon po ashtu tek përqendrimi dhe humori. Është vërtetuar shkencërisht që Yoga perveç rritjes se përqendrimit ndikon edhe në humorin e mirë. Praktikante të saj kanë pohuar që ndjehen më të lumtur pas orëve të Yoga-s.  Së fundmi janë hedhur hipoteza që efektet pozitive mund të jenë edhe për depresionin, duke rritur nivelin e oksigjenit në tru.