Shëndeti

Vetëshërimi përmes emocioneve

A e dini se trupi ynë eliminon miliona qeliza çdo sekondë dhe në të njëjtën kohë krijon miliona qeliza të reja.

Nëse më herët nuk keni besuar në këtë, filloni tani të besoni në “vetë-shërim”, sepse do të bindeni që ekziston. Praktikisht të gjithë ne kemi një program bazë të inkorporuar. Dhe ai quhet “vetë-shërim”. Nëse të hapet një plagë, ajo mbyllet. Po pate një infeksion bakterial, ndërhyn sistemi imunitar dhe e shëron. Sistemi imunitar është bërë për të shëruar vetveten.

Sëmundja nuk mund të jetojë në një trup që është në gjendje të shëndetshme emocionale. Trupi ynë eliminon miliona qeliza çdo sekondë dhe në të njëjtën kohë krijon miliona qeliza të reja. Në fakt disa pjesë të trupit tonë zëvendësohen çdo ditë. Disa pjesë të tjera kërkojnë pak muaj, ndërsa disa të tjera disa vite. Por, brenda pak viteve ne kemi një trup krejtësisht të ri.

Kur përjetojmë humor negativ, çdo reagim personal mund të quhet si “rregullim emocional”. Shumë persona i konsiderojnë rregullimet tek drejtimi pozitiv si pjesa e vetë-shërimit emocional. Por, vetë-shërimi emocional përfshin jo vetëm rregullimin drejt pozitives, por edhe rregullimin e humorit negativ. Vetë-shërimi emocional mbulon aktivitete shumë të gjera, duke përfshirë aktivitete fizike, shoqërore, veprime të vetëdijshme ose jo.

Nëse siç e ka vërtetuar edhe shkenca, trupi ynë zëvendësohet plotësisht në harkun kohor të pak viteve, atëherë si është e mundur që përkeqësimi apo sëmundja mbeten për vite të tëra në trupat tanë?

Mund të mbahet aty vetëm nga mendimi, nga vrojtimi i sëmundje dhe nga vëmendja që i kushtohet asaj.