Shëndeti

Qeni mund të ndikojë shëndetin e fëmijes tuaj

Një studim i ri i bërë në Kanada në Universitetin Albert, tregon përparësitë e të pasurit një qen në shtëpi në familjet që planifikojnë një bebush.

Hulumtimi po ashtu thekson se për nënat që kanë fëmijë, të pasurit një qenë në shtëpi është element shumë i rëndësishëm për rritje të shëndoshë të fëmijës së saj.

Hulumtimi ka përfshirë shumë të anketuar ku 70 përqind e familjeve që kanë pasur qenë në shtëpi del se kanë fëmijë më të shëndetshëm dhe me një bakteri të shëndetshme që lufton trashjen dhe alergjitë e ndryshme.

Ekspertet kanë konstatuar edhe gratë shtatzëna që kanë një qen në shtëpi janë me predispozita për të sjellë në jetë fëmijë më të shëndetshëm dhe i ikin rrezikut të lindjes së parakohshme.

Në anën tjetër qeni do të  jetë një mik i mirë dhe kujdestar i zellshëm e fëmijës suaj dhe do ta bëj atë të jetë me disponim gjatë gjithë kohës.

Ja disa fotografi që do t’ju bindin edhe juve t’a mbani një qenush në shtëpinë tuaj.