Shëndeti

Njerëzit e shëndoshë kanë metabolizëm të dobët

metabolizmi

A e dini se njerëzit e shëndoshë kanë metabolizëm të dobët dhe çfarë do të thotë kjo gjë?   Kjo do të thotë që kur ju hani edhe një sasi të vogël ushqimi ai nuk tretët, por, rri në trup në formën e yndyrnave. Nëse keni metabolizëm të mirë ju mund të hani sasi të mëdha ushqimi dhe ai do të tretët shumë shpejt. Kështu që arsyeja numër një pse njerëzit janë të shëndoshë është metabolizmi i dobët.

Trupi ynë ka organe dhe gjëndra të caktuara të cilat merren me sistemimin e ushqimit që tretet dhe atij që mbetet në formën e yndyrnave. Këtu perfshihen tiroidet, pankreasi, mëlçia, stomaku, zorra e hollë dhe zorra e trashë. Kur metabolizmi juaj është i ngadaltë, ka shumë mundësi që disa nga organet dhe gjëndrat e sipërpërmendura të mos funksionojnë normalisht. Mbani mend gjithmonë, nëse ndjeni se trupi juaj nuk po funksionon normalisht, duhet të pyesni vetën, “Çfarë e shkakton këtë gjë?” Gjithmonë duhet të kërkoni për shkakun. Ka shumë shkaqe për metabolizmin e dobët, duke përfshirë këtu edhe dietat. Nëse ju herë pas herë humbisni dhe shtoni peshë duhet ta dini që metabolizmi juaj është copë copë.

Një nga arsyet e keqfunksionimit të metabolizmit është tiroideja e dobët.

Nëse keni tiroide të dobëta të quajtura ndryshe tiroide hipoaktive, aftësia e trupit tuaj për t’i kthyer ushqimet në energji është e dobët, kështu që ushqimet kthehën në yndyra. Shkaku kryesori i tiroides hipoaktive saktësisht nuk dihet, por sipas aurorit të librit “Kura natyrale”, Cevin Trudeau, një nga faktorët që kontribuon në tiroidet hipoaktive është fluoruri që gjendet në ujin e pijshëm.

Në anën tjetër shumica e njerëzve të shëndoshë kanë probleme me pankreasin.

Pankreasi sekreton insulinë. Pankreasi i njerëzve të shëndoshë sekreton insulinë më shumë se tek njerëzit normalë. Madje pankreasi i një personi të shëndoshë sekreton më shumë insulinë se pankreasi i njerëzve të dobët.

Njerëzit me mbipeshë duket se kanë problem me sasinë e enzimave tretëse në trup. Nëse trupi nuk prodhon sasinë e duhur të  enzimave tretëse ushqimet nuk shndërrohen në energji dhe mbetën në trup në formën e yndyrnave.

Ka nje arsye tjetër shumë të madhe pse metabolizmi juaj është i dobët. Kjo ka lidhje me stërvitjen. Sa më shumë muskuj të keni, aq më të lartë e keni metabolizmin. Pjesa tjetër e rëndësishme është ecja. Trupi është i dizajnuar që të ecë. Një studim interesant mbi europianët, afrikanët, kinezët dhe jug amerikanët e dobët tregon se niveli i muskujve dhe i mbipeshës varet nga sasia e orëve të ecura çdo dite. Njerëzit e dobët ecin rreth 5 milje në ditë. Amerikanet, nga ana tjetër, ecin me pak se një të teten e një miljeje! Sasia e ecjes ndikon jashtëzakonisht shumë në metabolizmin e njeriut.