Shëndeti

Mungesa e Manganit i bën thonjtë të dobësohen

Mangani

Shpesh kemi dëgjuar teksa thuhet se sytë janë pasqyra e shpirtit, ndërsa thonjtë reflektojnë shëndetin e trupit. Çdo e dyta femër përballet me thonjë të dobët, që thyhen lehtë dhe ngjyrë jo të rregullt. Të gjitha këto simptoma tregojnë që ju nuk po konsumoni ushqimet që mund t’ju ndihmojnë në forcimin e thonjëve tuaj.

Kur ju përballeni me sindromën e thonjëve të butë e që thyhen lehtësisht duhet t’a dini se keni mungesë të një minerali në trup, që është shumë i rëndësishëm në për organizmin tonë.

Bëhet fjalë për manganin, i cili aktivizon enzimat që marrin pjesë në metabolizmin e karbohidrateve dhe aminoacideve dhe kolesterolit.

Ekspertet thonë, se nuk nevojiten sasia të mëdha të tij, por ky mineral është esencial për koagulimin e gjakut dhe hormonet seksuale.

Mangani gjendet në nivele më të mëdha në ushqimet si arra, fara (sidomos arrat macadamia kanë nivelin më të lartë të manganit), drithërat e plota (oriz kaf, tërshërë, quinoa, spinaq, çaj të zi, fasule etj.