Shëndeti

Ja pse duhet të hani sa më shumë fruta dhe perime organike

fruta

 

Nuk është e thënë që të jeni vegjetarian që të jeni të shëndetshëm. Nuk kam parë kurrë ndonjë provë të vërtetë, e cila të më bindë se vegjetarianët janë më të shëndetshëm se njerëzit të cilët konsumojnë mishin. Gjithsesi, njerëzit më të shëndetshëm janë sasi të mëdha frutash dhe perimesh të freskëta, organike dhe të pa gatuara.

Nëse do të donit të bënit diçka për veten, unë do t’ju rekomandoja te hanit 4 copa frutash çdo ditë dhe 2 tasa me sallatë të freskët dhe perime të ndryshme. Nëse ju nuk do të ndryshonit asgjë në dietën tuaj, por thjeshtë të shtoni këto 2 gjëra, shumë sëmundje do të zhduken. Normalisht, frutat dhe perimet duhet të jenë organike dhe të pa gatuara, por frutat dhe perimet e gatuara janë më të mira se çdo gjë.