Kura natyrale Shëndeti

Algat e detit ndihmojnë tiroiden tuaj

tiroide

Hipertiroidizmi është një gjendje kur gjëndra juaj tiroide prodhon sasi të mëdha të hormonit tiroid. Tiroidja është një gjëndër e vendosur përpara qafës tuaj dhe  prodhon hormonin tiroid që kontrollon metabolizmin, e që nënkupton shndërrimin e ushqimit në energji. Kjo po ashtu ndikon në zemër, muskuj, eshtra dhe kolesterol.

Nëse keni shumë hormon tiroid, kjo mund të bëjë që gjërat në organizmin tuaj të funksionojnë më shpejt. Ju mund të humbi peshë shpejt, të keni rrahje të shpejta të zemrës, të djersiteni shumë, ose të ndjeheni nervoz ose në humor të keq.

Hipertiroizimi mjekohet me lehtësi edhe nga vet ju. Leshterikët e detit janë ushqime që mund t’ju ndihmojnë shumë në këtë aspekt.  Këto ushqime kanë prani të madhe të jodit dhe proteinave të shumta e fibra.

Nutricionistët rekomandojnë të gjithë ata që vuajnë nga hipotiroidizmi, pra mungesa e jodit në tiroide, të përdorin ushqime me bazë jodi, që vijnë nga deti.

Leshterikët apo algat e detit më së miri është të jenë të nxjerra nga burime të sigurta, pasi që mund të jenë të kontaminuara me merkur.

Në anën tjetër duke konsumuar  leshterikë, ju do të mbani edhe peshën tuaj nën kontroll, pasi që alginanet që gjendjen në mbetjet detare, mund të ndihmojnë në tretjen e yndyrave.

Shkencëtarët e Universitetit Newcastle, kanë zbuluar se një komponent i gjetur në leshterikët e zakonshëm të detit mund të ndalë thithjet e yndyrave nga trupi, duke shmangur kështu shëndoshjen.

Rezultatet e kërkimeve kanë treguar se rritja e katërfishtë e një lloji të këtyre alginave mund të rrisë absorbimin kundër shëndoshjes në 75%. Edhe pse zakonisht nuk konsiderohen si të shijshme, fibrat natyrale të gjetura te leshterikët, të cilët frenojnë trupin të thithë yndyrat, mund të bëhen më tërheqëse për njerëzit, të cilët duan të humbin  peshën e tepërt.