Success ZONE

Suksesi prapa njeriut që solli magjinë – Walt Disney

Suksesi

Njeriu që bëri çdo fëmijëri përrallore, padyshim që historia e tij mund t’ju lë mbresë dhe t’ju motivojë të mos dëshpëroheni edhe nëse gjërat ndonjëherë nuk shkojnë sipas planit tuaj.

Si djalë i ri, Walt përjetoi një fëmijëri shumë të ndërprerë. Familja e tij u transferua nga Çikago në Misuri dhe më pas u vendos në Kansas City kur Walt ishte nëntë vjeç. Meqenëse familja nuk ishte mire financiarisht, Walt dhe vëllezërit e tij punonin si gazetashitës dhe nuk kishin shumë kohë për shkollim.
Kur Walt kishte kohë të lirë, ai gjendej në teatër ku studionte pjesët teatrale dhe mësonte përmendsh ato. Ai pëlqente Charlie Chaplinin pa masë.Walt ishte 16 vjeçar kur jeta e tij ndryshoi papritur pasi Amerika hyri në Luftën e Madhe. Si një njeri i ri e patriotik, Walt u përpoq të regjistrohej në ushtri por u refuzua për shkak të moshës së tij. Ai megjithatë arriti të falsifikojë datën e lindjes në kërkesën e tij për t’u bashkuar me njësinë e Kryqit të Kuq. Ai kaloi pjesën e mbetur të luftës në Francë, ku ndihmoi me operacionet e pasluftës.

Kur Walt u kthye në familjen e tij në Kansas, vëllau i tij Roy e ndihmoi atë të gjente një vend pune në Institutin e Arteve Pesmen-Rubin. Këtu, ai krijoi reklama për gazeta dhe revista ku edhe u njoftua me shokun e tij karikaturist Ubbe Iwerks, dhe të dy vendosën të fillojnë kompaninë e tyre “Iwerks-Disney”, por pranuan dështimin e saj dhe e lënë anash atë. Sidoqoftë, kjo mundësi bëri që Walt të dashurohej me botën e animacionit dhe hapi një kapitull të ri të jetës për të.

Ai huazoi një aparat fotografik nga kompania ku punonte dhe filloi të bënte karikaturat e tij. I quajti ato Laugh-O-Grams dhe i shiti te Teatri Newman në Kansas City. Kariakturat e tij shpejtë morën famën e merituar duke I ndihmuar atij të merrte një studio dhe të rekrutonte animatorë të rinj.

Një kompani e quajtur Pictorial Clubs nënshkroi një kontratë me kompaninë e Walt-it, Laugh-O-Gram që specifikonte se Disney dhe bashkëpunëtorët e tij do të merrnin 11,100 dollarë për Laugh-O-Grams-in e tyre. Kontrata ishte vendosur në mënyrë që ata të merrnin paratë e tyre në rrugën e duhur. Mirëpo klubi Pictorial doli jashtë biznesit dhe e vetmja pagesë që Laugh-O-Grams mori ishte 100 $.

Në korrik 1923, Walt shiti kamerën e tij dhe, me paratë që kishte, u transferua në Hollivud. Ai kishte vendosur se donte të ishte në biznesin e filmave dhe parashikonte veten si drejtor. Kështu u zhvendos me xhaxhain e tij Robert Disney dhe u nis për të kërkuar punë. Çdo studio në qytet e refuzoi. Si destinacion i fundit Walt u kthye me dëshirë në animacion. Ai kishte dërguar projektin e tij të papërfunduar “Liza në botën e çudirave” në Nju Jork. Kur një shtëpi teatrale i ofroi atij një marrëveshje, Walt kërkoi vëllain e tij Roy dhe shokun më të mirë Iwerks për t’u bashkuar me të, dhe së bashku ata filluan studion e Vëllezërve të Disney. Ishte në këtë studio, ku një grua e re e quajtur Lillian Bounds u punësua dhe u takua me Walt. Pas një viti takim, të dy u martuan.

Sidoqoftë shtëpia që kishte kontraktuar vëllëzërit Disney shpejt u ktheu kokën këtyre të fundit. Me ndërrimin e drejtorëve ata larguan Walt-in dhe morën në dorë projektin e tij me një lepur që mori famë të madhe në atë kohë. Kështu Walt pa të drejta autoriale ndihej shumë i dëshpëruar por ai e dinte se kishte nevojë për një ide të re. Nuk donte të pranonte që kishte humbur diçka të rëndësishme për të. Në pjesën e pasme të mendjes ai kishte idenë e një miu – një karakter simpatik që kishte shumë potencial për tu zhvilluar. Walt e quajti miun Mortimer, mirëpo emri përfundimisht u ndryshua në Mickey Mouse falë insistimit të gruas së tij.

Edhe pse Mickey Mouse nuk ishte një sukses brenda natës, futja e zërit ndryshoi gjithçka. Mickey u shfaq fillimisht në maj 1928, duke e bërë kështu karikaturën e parë të sinkronizuar me tingull. Walt kishte një ide shumë unike dhe specifike për zërin e Mickey, por nuk mundi të gjejë ndonjë që mund të përsëriste mënyrën se si e imagjinonte ai. Pra, ishte Walt i cili u shpreh si Mickey. Walt dhe miu i tij bënë lajme në faqen e parë, dhe Mickey më në fund kishte kapërcyer të gjithë konkurrentët e tjerë. Në vitet në vijim, Walt mori një rol të ri brenda kompanisë. Ai donte të përqëndrohej në zhvillimin e historisë për projekte të reja dhe, duke u dhënë udhëzime animatorëve të tij, do t’u linte animacionin atyre. Një shkollë arti u krijua brenda kompanisë dhe secili animator u kërkohej të ndiqte një trajnim të veçantë në stilin Disney të animacioneve. Pastaj një ditë në 1930 Walt thirri një takim. Ndryshe nga takimet e tjera, ai filloi me ritregimin e përrallave të tij të preferuar të fëmijërisë, si Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët.

 

Jashtë filmit, Walt kishte projekte të tjera në lëvizje. Ai po ndërtonte një studio të re shtetërore në Burbank me një aparat shumëplanësh që mund të dilte nëpër nivele të ndryshme fotografish për të krijuar një efekt të tretë dimensional të vendosjes. Fantasia ishte një nga projektet më të pazakonta dhe unike të Walt. Sidoqoftë edhe pse “Fantasia” dhe “Pinocchio” konsiderohen si veprat më fitimprurëse të të gjitha kohërave, ato mjete nuk mjaftuan për të mbajtur kompaninë gjallë sidomos me shpërthim të luftës.

Mirëpo në të 50-tat filloi një periudhë e zgjerimit të madh financiar për Disney. Ku të ardhurat prej $6 milion në fillim të dekadës në 70 milion dollarë. Në atë kohë, u lansua “Hirushja”, “Peter Pan” etj., duke bërë kështu bujë të madhe.

 Në korrik 1955, Walt bëri inagurimin e parkut të tij të ri të zbavitjes, Disneyland. Ai iu drejtua një kongregacioni të madh njerëzish, duke përfshirë miq të famshëm si Ronald Regan dhe Bob Cummings, me këto fjalë:

Për të gjithë ata që vijnë në këtë vend të lumtur: Mirë se vini. Disneyland është toka juaj. Këtu mosha kthen kujtime të mira të së kaluarës, dhe këtu të rinjtë mund të shijojnë sfidën dhe premtimin e së ardhmes. Disneyland është i përkushtuar ndaj idealeve, ëndrrave dhe fakteve të vështira që kanë krijuar Amerikën, me shpresën se do të jemi një burim gëzimi dhe frymëzimi për të gjithë botën.
Me 62 vjeç, Walt kishte fituar 31 çmime. Ai ishte në majën e karrierës së tij. Një nga figurat më të njohura në botë. Por shëndeti i tij po përkeqësohej dhe ai u diagnostikua me kancer të mushkërisë. Walt vdiq më 15 dhjetor 1966, 10 ditë pas ditëlindjes së tij të 65-të.

 

Kompania që Walt ka lënë pas ka arritur sukses fenomenal. Por, suksesi i saj vjen nga një njeri shumë i ri dhe i pasionuar, i cili kërkonte cilësi më të lartë dhe nuk kishte frikë të eksperimentonte me çdo përpjekje.
Siç ka thënë dikur Walt,

“Unë shpresoj që ne kurrë nuk do të harrojmë se gjithçka filloi me një mi.”