Highlight Storie Inspirimi Success ZONE

Si mund të mendoni pozitivisht në ditë të vështira?

Ne jemi produkt i mendimeve tona, ndaj mendo pozitivisht dhe ditët tua do të jenë pozitive në të gjithë përmbajtjen e tyre.

Mendja jonë është vazhdimisht aktive me mendime të ndryshme, dhe përgjatë një dite mund të përpunojë me mijëra të tilla. Këto mendime, janë të alternuara nga mendime pozitive, dhe mendime negative. Në këtë kategorizim mendimesh, ndikojnë me dhjetëra faktorë të brendshëm dhe të jashtëm tek njeriu, duke bërë që të dominojnë mendimet pozitive ose negative. Duke mos u ndalur dot tek të gjithë faktorët që nxisin mendimet tona, po fokusohemi tek faktorët me të rëndësishëm dhe më ndikues.

Së pari kuptojmë se mendimet tona janë të lidhura drejtëpërdrejt me emocionet dhe përjetimet tona, mënyra si ndihemi, nxit formën e mendimit, gjithashtu mënyra si mendojmë, nxit mënyrën se si ndihemi. Kjo marrëdhënie fort e lidhur mes mendimit dhe emocionit, është vazhdimisht në konkurencë me njëra – tjetrën se cila të dominojë kë, e mund të themi se herë fiton dhe dominon njëra, e herë tjetra. Eshtë një konkurencë e fortë, ku asnjëra nuk fiton dot përfundimisht ndaj tjetrës, por nëse bëjmë përpjekjet e duhura, ne nepërmjet njërës, mund të shtymë edhe tjetrën në pozitivitet. Sigurisht që për ne është e rendësishme që të dominojë mendimi pozitiv, por hera – herës elemente, ngjarje, përjetime, besime, perceptime dhe sjellje të caktuara, bëjnë që mendimi të lëkundet në pozitivitetin e vet.

Kjo situatë, nxit me pas përjetime jo të mira, të cilat na çojnë në perceptime e besime të gabuara, e si rrjedhojë bëjmë sjellje jo të duhura. Ky është një rreth vicioz i cili riprodhon vetën vazdimisht, nëse nuk gjejmë forma të duhura për ta prishur atë. Një nga mënyrat më të mira për të thyer ekuacionin që nxit mendimet negative, është duke menduar pozitivisht. Kjo nuk është e lehtë në shumë raste, por është plotësisht e mundur dhe shumë e rëndësishme për tu bërë, veçanërisht kur gjendemi në ditë të vështira dhe mendimet negative po na zotërojnë duke na rrëmbyer qetësinë. Si mund të mendojmë pozitivisht? Për të menduar pozitivisht, duhet të përdoren disa teknika dhe forma në mënyrë që pozitiviteti i mendimit të rrjedhë brenda nesh, e më pas të shfaqet edhe së jashtmi.

Shikojmë më poshtë konkretisht disa forma dhe teknika se si mund të mendojmë pozitivisht.

Reflektimi. Ndalo e reflekto mbi atë që ti mendon. Shpesh duke nxituar në gjykime, e kemi të vështirë të kuptojmë qartësisht çfarë po mendojmë. Duke ndaluar në mendimet që ke, fillon të qartësohesh se ato janë aty me ty, sa intensive janë, të çfarë lloj janë dhe çfarë po të nxisin të ndjesh dhe veprosh. Asgjë që nuk njihet, nuk ndryshohet dot. Ndaj fillo nga njohja e mendimeve që të dominojnë, duke i njohur i ke pranuar, dhe je gati ti zevendësosh me mendime pozitive.

Ndërto tabelen e mendimeve të tua negative. Shëno diku të gjitha mendimet negative që ti zbulove tek vetja gjate reflektimit, dhe me arsyetim fillo të veçosh një e nga një mendimet që burojnë nga perceptime dhe besime të gabuara dhe që nuk mbështeten ne fakte. Shpesh duke ndërtuar perceptimin dhe besimin e gabuar, nuk arsyetojmë drejtë të vërteten, e për rrjedhojë bëjmë gjykime të gabuara. Gjykimet e gabuara,bëhen më pas nxitës i preferuar i mendimeve negative.

Jepi mendimit një kundërpërgjigje. Shiko me kujdes mendimet që po të shqetësojnë, dhe për secilin mendim, ndërto nje kundërpërgjigje. Përshembull: unë këto ditë jam i sëmurë në shtrat, por jam duke u trajtuar dhe shpejt do të bëhem mirë. Vazhdo me ketë sens kundërpërgjigje për cdo mendim negativ që gjen tek vetja, mendimi pozitiv do të burojë natyrshëm.

Përdor vëmendjen. Vëmendja është energjia e mendjes sonë. Kur jemi të mbërthyer nga mendimet negative, do të vini re se edhe vëmendja jote është e përqendruar tek mendimi, kjo do të thotë se energjia e mendjes është duke u konsumuar me diçka negative dhe nuk mund të prodhojë dicka tjetër. Shfokusoje vemendjen tënde nga mendimi negativ, mund ta bësh duke futur nxitës që kërkojnë vëmendje. Këtë mund ta realizosh duke u angazhuar në dicka, përshembull: këndo, kërce, shiko tv, lexo, gatuaj, dil shëtitje, bisedo me dikë, pra thjeshtë bëj dicka të këndshme që kërkon dhe merr vëmendjen tënde.

Sill ndërmend dhe rri me to. Njeriu ka nje aftësi të jashtëzakonshme për të përfytyruar dhe imagjinuar. Këtë aftësi ne mund ta përdorim për të menduar pozitivisht. Ja një shembull: imagjino dëshirat tuaja duke u realizuar, përfytyro njeriun më të dashur që ke, imagjino një vend të bukur që do të shkosh, imagjino gjërat më të bukura që ty të pëlqejnë. Të gjitha sa më lart, thjeshtë perfytyroi dhe rri me to.

Kujto. Padyshim se jeta e secilit është e mbushur me kujtime të bukura, kujtoj ato, silli ndërmend, fokusohu tek to dhe merru të gjithë energjine pozitive që kanë.

Bëj veprimet e duhura. Duke meduar negativisht, ka shume gjasa që edhe veprimet të jenë jo të përshtatshme. Analizo veprimet që bën kur mendon negativisht, dhe bej të kundërtën nëse veprimi nuk është i duhur dhe relaksues. Përshembull: Kur njerëzit pushtohen nga mendime negative, shmangin bisedat me të tjerët, ose edhe nese bisedojnë, priren të përqëndrohen në biseda pesimiste. Nëse e gjeni veten duke berë kështu, thjesht bëj biseda apo sjellje relaksuese me energji të mirë.

Shmang stresorët. Gjatë ditës mund të hasësh situata, ngjarje, persona që nxisin stres tek ti, e si rrjedhojë mendime negative. Në këto raste, fillimisht kupto kush është stresori dhe shmangeni atë sa më shumë të jetë e mundur.

Deklaro dëshirat. Njeriu është plot me dëshira, ndaj ato me dikë. Mund të ja thuash një të besuari, mund të ja përsërisësh vetës, ose thjesht mund ti shkruash. Ndërkohë, fillo të mendosh dhe planifikosh për ti realizuar ato.

Bëj gjërat që të pëlqejnë. Secili ka gjëra të preferuara për të bërë, bëj ato pa i menduar gjatë. Duke bërë gjënë e preferuar, do të nxisësh të ndjerit mirë, e për rrjedhojë të menduarit pozitivisht.

Prano dhe përshtatu. Shumë gjëra në jetën tonë mund të jenë jashtë mundësive tona për ti ndryshuar, edhe pse mund të mos na pëlqejnë. Përsona të caktuar me të cilët duhet të ndajmë një pjesë të ditës, ngjarje që kalojnë fuqitë tona, situata të pa parashikueshme ose të tjera si këto, mund të na duhet thjeshtë ti pranojmë dhe të bashkëjetojmë me to. Ndërgjegjëso veten se kjo është e vetmja zgjidhje, dhe kështu do të çlirohesh nga një pengesë e madhe që të bllokon mendimin pozitiv.

Kujdesu për mendimin pozitiv. Veçanërisht kur të zgjohesh dhe kur të biesh për të fjetur. Cdo moment i ditës ka rëndësinë dhe specifikat e veta, por mënyra se si e fillojmë ditën dhe se si e mbyllim atë, kanë një ndikim të madh në ditën që fillon/mëngjesi, dhe ditën që pritet/darka. Mos të harrojmë dhe këtu shtratin ku pushon mendja jonë, gjumin, i cili ndikohet fort nga mendimet tona, ndaj ofroj vetes sa më shumë mendime pozitive para se të flesh. Filloje ditën duke menduar rreth gjërave pozitive që të presin, dhe mbylle ditën duke menduar gjërat pozitive që bëre gjatë saj. Sado gjëra të thjeshta apo të vogla të të duken ato që ke për të bërë apo bëre, nëse ndalon e mendon vetëm ato me pozitivet, do të nxisësh akoma më tepër pozitivitet të dominojë tek ti.

Deklaro atë që do, në vend të asaj që nuk do. Këndi nga ku shohim gjërat, automatikisht nxit mendim pozitiv apo negativ. Një shembull: nëse jeni në prag të një provimi, në vend se të mendosh se unë nuk dëshiroj të ngel në provim, thuaj unë dëshiroj të kaloj në provim. Duket e thjeshtë ndoshta, por nëse do të përqëndrohesh tek ajo që dëshiron në vend të asaj që nuk dëshiron, ke bërë një punë të madhe drejt mendimit pozitiv.

Zëvendëso :”nuk” me “do të”. Nëse mendimi ynë udhëhiqet nga nuk, priremi ti shikojmë gjërat si të pamundura për tu realizuar. Ndërsa “do të”, priret të vendosë mendimin në pozita përpjekjeje dhe zgjidhjeje. Përshëmbull: nuk mund ta bëj, zëvendësoje me do të provoj. Kur të arrish të zëvendësosh mendimet negative me ato pozitive, atëherë do të fillosh të kesh edhe rezultate pozitive.

Më shumë se i çdo gjëjë tjetër, ne jemi produkt i mendimeve tona, ndaj mendo pozitivisht dhe ditët tua do të jenë pozitive në të gjithë përmbajtjen e tyre.

BESMIR GURI