Highlight Storie Inspirimi Success ZONE

6 Histori suksesi që lindën nga dështimi

Dështimi nuk është e kundërta e suksesit. Ia vlen të shmanget, por është veç një hap prapa përgjatë një shtegu shumë më të gjatë e më të rëndësishëm. Të gjithë njihen me dështimin herët a vonë. Ç’është e rëndësishme është si i përgjigjesh dhe çka mëson prej tij.

Merr shembull këto gjashtë histori ndërmarrësish. Historia e secilit përfundon në sukses marramendës, por të gjitha kanë rrënjët në dështim. Janë shembuj të përkryer për të mos ndaluar kurrë së ndjekuri vizionin tënd. 

1. Arianna Huffington u refuzua nga 36 botues

Është gati e pabesueshme si një ndër emrat më njohur të botimeve në internet u refuzua kaq shumë herë nga botues të mëdhenj. Libri i dytë i Huffington, të cilin ajo u mundua ta botojë shumë kohë para se të krijonte perandorinë Huffington Post të njohur në mbarë botën, u refuzua 36 herë para se përfundimisht të pranohej të botohej.

Madje as vetë Huffington Post nuk qe menjëherë e suksesshme. Në fakt, kur u lëshua në treg mori një mori kritikash negative për mungesë të cilësinë dhe fuqisë së shkrimit. Kuptohet, Huffington u mbijetoi këtyre copëzave dështimi duke e gravuar emrin e saj si një ndër publikimet më të suksesshme në rrjet.

2.Bill Gates përjetoi rrënimin e kompanisë së tij të parë

Bill Gates është tani një ndër më të pasurit në botë, por ai nuk e fitoi pasurinë e tij përmes suksesit të vazhueshëm. Gates u fut në skenën e ndërmarrësisë me një kompani të quajtur Traf-O-Data, e cila synonte përpunimin dhe analizimin e të dhënave nga regjistruesit rrugor.

Ai u mundua ta shiste idenë e tij përkrah me bashkëpuntorin e tij në biznes Paul Allen, por prodhimi i nxjerrë mezi punonte. Ishte një katastrofë e vërtetë. Sidoqoftë, Gates nuk ngeli pa gjurmuar mundësi të reja për shkak të këtij dështimi, kështu pak vite më vonë ai krijoi prodhimin e parë të Microsoft, së bashku me një shteg më të sigurtë drejt suksesit.

3.George Steinbrenner bankrotoi një ekip

Para se Steinbrenner bëri emër kur fitoi pronësimin e New York Yankees, ai zotëronte njo ekip të vogël basketboli të quajtur Cleveland Pipers, qysh në 1960-tën. Në 1962-tën, si rezultat i udhëheqjes së Steinbrenner’s, bankrotoi e tërë franqiza.

Njëlloj vazhdimësie dhështimi ndoqi Steinbrenner-in kur i mori Yankees në 1970s, derisa ekipi loftoi me disa qalime dhe humbje gjatë viteve 1980 dhe 1990. Përkundër frikës nga mendimet dhe kritikat e publikut ndaj vendimeve kundërshtuese të Steinbrenner, ai përfundimisht drejtoi ekipin drejt një rikthimi të mahnitshëm me gjashtë shënime të Serisë Botërore ndërmjet 1996 dhe 2003 dhe rekordi si një ndër ekipet më fitimprurëse të Ligës Madhore të Basketbollit.

4.Walt Disney-t i thanë se s’ishte krijues

Një ndër krijimtarët më gjenial të shekullit të 20-të njëherë u pushua nga puna nga një gazetë me arsyen se i mungonte aftësia krijuese. Duke u munduar të mbahet, Disney ngriu kompaninë e tij të parë për animacion të quajtur Laugh-O-Gram Films. Ai mblodhi $15,000 për atë kompani por nga mbyllja e një pike bashkëpuntore shpërndarëse, përfundimisht u detyrua ta mbyllte Laugh-O-Gram-in.

I dëshpëruar dhe pa të holla, Disney gjeti një rrugë për në Hollywood ku u ballafaqua edhe me tjera kritika dhe dështime derisa përfundimisht, filmat e tij klasik të parë arritën majat e popullarizimit.

5.Steve Jobs u përjashtua nga kompania e vet

Steve Jobs është ndërmarrës mbresëlënës për shpikjet e tij jashtë kornizave, por edhe për shkak të historisë së tij të prekshme të mëkëmbjes nga një dështim pothuajse i pakthim. Jobs gjeti suksesin në të 20-tat kur Apple u bë perandori gjigante, por kur i kishte 30 vjet bordi i Apple vendosi ta pushonte nga puna.

I patrembur nga ky dështim, Jobs ngriti një kompani të re të quajtur NeXT, e cila përfundimisht u ble nga Apple. Me rikthikimin në Apple, Jobs-i dëshmoi aftësitë e tij madhore duke e përtërirë imazhin e kompanisë dhe duke e ngritur në nivel të lartë emrin e Apple.