Highlight Storie Inspirimi Success ZONE

Thënie brilante për të pasur sukses përballë dështimeve të jetës

Çfarë është suksesi? Ka shumë përkufizime, por ka vetëm një gjë ku të gjithë bien dakord: Suksesi vjen nga këmbëngulja, pavarësisht dështimit.

Më poshtë janë 51 thënie që inspirojnë sukses në jetën dhe biznesin tënd përballë dështimeve, pengesave dhe barrierave.

1 – Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal, guximi për të vazhduar përpara ka rëndësi. Winston Churchill

2 – Më mirë të dështosh me origjinalitet, se sa të kesh sukses me imitim. – Herman Melville

3 – Rruga te suksesi dhe rruga drejt dështimit janë pothuajse gjithnjë e njëjta. – Colin Davis

4 – Suksesi zakonisht u shkon atyre që janë duke e kërkuar. – Henry Thoreau

5 – Mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë. – Chris Grosser

6 – Mos ki frikë të heqësh dorë nga e mira për të shkuar drejt një të mire më të madhe. – John Rockefeller

7 – Kam zbuluar se sa më shumë punoj, aq më fat kam. Thomas Jefferson

8 – Ka dy tipe njerëzish që do të thonë se nuk mund të bësh diferencën në botë: ata që kanë frikë të provojnë dhe ata që kanë frikë nga suksesi jot. – Ray Goforth

9 – Njerëzit e suksesshëm bëjnë atë që njerëzit e pasuksesshëm nuk bëjnë. Mos uro që të ishte më e lehtë, uro që ti të ishe më i mirë. – Jim Rohn

10 – Mos u bëj një njeri suksesi, bëhu një njeri vlerash. Albert Einstein

11 – Kurrë mos iu ndaj bindjeve të nderit dhe qëllimit të mirë. – Wiston Churchill

12 – Boll ndoqe paratë, ndiq pasionin. – Tony Hsieh

13 – Sukses do të thotë të kalosh nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin. – Winston Churchill

14 – Kreditet e suksesit tim ia jap këshillës më të mirë. GK Chesterton

15 – Do të të jap një formulë për suksesin? Është e thjeshtë. Dyfisho normën e dështimit. Po mendon për dështimin si armik të suksesit. Por nuk është e gjitha. Mund të dekurajohesh nga dështimi ose të mësosh nga ai, kështu që vazhdo dhe bëj gabimet e tua. Bëj ç’të jetë e mundur. Kështu e gjen suksesin. – Thomas Uatson

16 – Nëse nuk do të rrezikosh të zakonshmen, duhet të përshtatesh me të. Jim Rohn

17 – Ata që janë aq të çmendur sa mendojnë se do ndryshojnë botën, ata e bëjnë. –Anonim

18 – Bëj çdo ditë një gjë që të frikëson. Anonim

19 – Progresi i vetëm është të dalësh nga zona e rehatisë. – Muchael Bobak

20 – Njerëzit që kanë sukses kanë vrull. Sa më shumë arrijnë, aq më shumë duan të arrijnë, dhe aq më shumë e gjejnë mënyrën për të arritur suksesin. –Tony Robbins