Shëndeti

Largoni dhimbjen e artritit

Largoni dhimbjen e artritit

Artriti formohet nga dehidrimi metabolik që lë nyjet pa lëng. Parazitët bakterialë që mund të shkaktojnë probleme janë një tjetër shqetësim i përbashkët.

Ka shumë mënyra për të rritur lëvizshmërinë e dhe për të mbrojtur nyjet nga dëmtimet e mëtejshme, por mbi të gjitha duhet të përkushtoheni dhe të jeni të motivuar për t’i ndihmuar vetvetes.

Nëse dëshironi të rritni mobilitetin e gjunjëve atëherë disa përbërës që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj janë farat e lirit dhe ato të chia-s. Farat e lirit lubrifikojnë gjunjët dhe zvogëlojnë dhimbjen. Kurse farat e chia-s janë antioksidantë shumë të fuqishëm duke përmbajtur kështu omega-3 më shumë se peshku salmon, vitamin C më shumë se portokallet e shumë proteina e fibra të nevojshme për një imunitet sa më të fortë.

Farat e lirit dhe të chia-s nuk duhen konsumuar më shumë se nga një lugë gjelle prej secilës në ditë. Ju mund të gjeni receta të ndryshme në internet për ti konsumuar ato në mënyrën që ju pëlqeni dhe me përbërësit tuaj të dëshiruar.

Tjerë përbërës shumë efektiv janë edhe vajrat si vaji i ullirit, i susamit dhe sidomos me rëndësi të veçantë, ai i ricinit i cili përdoret kur keni gjunjë të ënjtur duke i masazhuar me të për ti larguar toksinat e panevojshme.

Kombinimi i këtyre përbërësve dhe i aktivitetit fizik mundëson lëvizje të lehtë për ju, duke ju larguar dhimbjen e gjunjëve. Shumica e profesionistëve sugjerojnë ecje dhe banjë të nxehtë pas çdo aktiviteti fizik, ku mund të shtoni sodë buke, xhinxher, mint etj.