Success ZONE

Elizabeth Gilbert, luftova për ëndrrat e mia dhe i bëra realitet

Elizabeth Gilbert

“Unë nuk e di se ku jetoni ju, por e di se është diçka në këtë botë që ju e doni me shumë se veten tuaj. Diçka që ia vlenë, meqë ra fjala, së varësia dhe çmenduria nuk quhen, sepse e dimë se ato nuk janë vende të sigurta për të jetuar. Apo jo? E vetmja gjë që duhet të bëni është të identifikoni më të mirën, diçka më me vlerë dhe që ju e doni më shumë, dhe me pas të ndërtoni shtëpinë tuaj sipër saj dhe mos luaj nga ai vend. Dhe, nëse një ditë, për ndonjë arsye mbylleni jashtë shtëpisë suaj nga një dështim ose një sukses i madh është detyra juaj të luftoni në rrugën e kthimit për tek ajo shtëpi dhe e vetmja gjë që mund të bëhet, është të ulësh kokën dhe të përformosh me devotshmëri dhe zell me respekt dhe përulësi çfarëdo lloj detyre që ajo dashuri kërkon të bëhet me pas. Vetëm bëj këtë dhe vazhdojeni ta bëni e përsëri e përsëri e përsëri, dhe unë mund t’ju premtoj ju, nga një eksperiencë e gjatë personale në çdo drejtim, mund t’ju siguroj se çdo gjë do të bëhet më mire”

Këto janë fjalët të cilat i zgjedhë tua thotë njerëzve në secilin rast që ka, shkrimtarja e njohur, Elizabeth Gilbert.

Historia e autores së  famshme amerikane, Elizabeth Gilbert, është plot mbresa, vuajte dhe triumfe… Me fjalë krejt të thjeshta, Gilbert, sot, mundohet ti tregoj gjithë Botës se pse suksesi mund të jetë po aq çorientues sa edhe dështimi dhe ofron një mënyrë të thjeshtë për të vazhduar, duke punuar shumë, pavarësisht rezultateve.

Ajo në një prezantim për TED Talks para një kohe tregoj rrugën e saj të gjatë e të mundimshme duke luftuar për ëndrrat e saj që lidheshin kryesisht me shkrimin.

Disa vjet me parë isha në aeroportin JFK të New Jorkut në momentet para se të nisesha mu afruan dy gra te cilat nuk mendoj se do të fyheshin nëse dëgjonin se i përshkruaja si plaka të vogla italo-amerikane me një të folur të sertë.

Njëra nga to erdhi duke marshuar në drejtimin tim, dhe filloi, “Zemër, duhet të të pyes për diçka. A ke gjë të bësh me të gjithë këtë “Ha, Lutu, Dashuro” që po ndodhë së fundmi?”

Dhe unë i thashë, “Po”

Ajo ia bëri me shenjë shoqes së saj dhe filloi “E sheh, të thashë që është ajo vajza. Ajo vajza që shkruajti atë librin që bazohet tek ai filmi.” 

Kjo jam unë tani. Dhe me besoni, jam shume mirënjohëse qe jam ai person, sepse më ka ecur shumë me “Ha, Lutu, Dashuro”. Por me la në një pozicion delikat gjithashtu në ecjen përpara si autore përpiqesha të kuptoja sesi do të arrija do të shkruaja përsëri një libër që do t’i kënaqte të gjithë, sepse e dija me siguri se të gjithë ata njerëz që kishin adhuruar “Ha, Lutu, Dashuro” do të ishin shumë të zhgënjyer në çfarëdo që unë do të shkruaja më pas, sepse nuk do të ishte “Ha, Lutu, Dashuro” dhe të gjithë ata njerëz që e urryen “Ha, Lutu, Dashuro” do të ishin shumë të zhgënjyer në çfarëdo që unë shkruaja më pas sepse do ti jepte prova se unë jetoja akoma.  Kështu që e dija se nuk kisha asnjë mënyrë që të fitoja, dhe duke e ditur që nuk kisha asnjë mënyrë për të fituar më bëri të konsideroja seriozisht për ca kohë të hiqja dorë dhe të lëvizja në fshat e të rrisja qen ‘Corgi’. 

Por nëse do ta bëja këtë, nëse do të hiqja dorë së shkruari, do të humbisja prirjen time që e dua kaq shumë, kështu që e dija se qëllimi ishte të gjeja një mënyrë për t’u inspiruar për të shkruar librin tjetër pavarësisht këtyre rezultateve të pashmangshme negative. Me fjalë të tjera, duhet të gjëja një mënyrë për të siguruar se kreativiteti i mbijetonte suksesit të tij. Dhe në fund e bëra, e gjeta inspirimin, por e gjeta në vendin më të pamundur dhe më të papritur. E gjeta në një mësim që e kisha mësuar më herët në jetë, sesi kreativiteti mund t’i mbijetojë dështimit të tij.

Kështu që thjeshtë u ktheva pas dhe shpjegova, se e vetmja gjë që doja gjatë gjithë jetës time, ishte të isha shkrimtare. Kam shkruar gjatë gjithë fëmijërisë dhe gjatë gjithë adoleshencës. Kur u bëra adoleshente fillova t’i dërgoj tregimet e mia të shëmtuara të “The New Yorker”, duke shpresuar që të zbulohesha. Pas kolegjit, fillova një punë si kameriere restoranti, dhe punoja, vazhdoja të shkruaja,përpiqesha shumë të publikohesha, dhe dështoja në këtë gjë. Dështova në të publikuar për rreth 6 vjet. Kështu që për 6 vjet, çdo ditë,nuk kisha asgjë përveçse letra refuzimi në kutinë time postare. Dhe çdo herë ishte shkatërruese, dhe çdo herë, më duhej të pyesja vetën “a duhej të hiqja dorë sa isha akoma në kohë, të hiqja dorë dhe t’ia kurseja vetës të gjithë atë dhimbje”?. Por, më pas do të gjeja zgjidhjen, dhe gjithmonë në të njëjtën mënyrë, duke thënë, “nuk kam për të hequr dorë, do të shkoj në shtëpi.”

Dhe duhet të kuptoni që për mua të shkoja në shtëpi nuk do të thoshte të kthehesha tek familja ime në fermë. Për mua, të shkoja në shtëpi do të thoshte t’i kthehesha punës për të shkruar, sepse të shkruarit ishte shtëpia ime, sepse e dashuroja të shkruarit më shumë se sa urreja të dështoja në të shkruar, që do të thotë që dashuroja të shkruaja më shumë sesa e doja egon time, që në fund të fundit është për të thënë se e doja të shkruarën më shume sesa doja vetën time. Kështu që kjo është sesi vazhdoi më tej.

Por, gjëja e çuditshme është se 20 vjet më pas, gjatë periudhës së çmendur “Ha, Lutu, Dashuro” e gjeta vetën të identifikohesha përsëri me atë kamerieren e re dhe të papublikuar që isha më parë, të mendoja për të në mënyrë të vazhdueshme, dhe ndihesha se isha ajo përsëri, që në fakt nuk ishte një gjykim racional sepse jetët tona ishin kaq të ndryshme. Ajo kishte dështuar në mënyrë të vazhdueshme. Unë kisha patur sukses më shumë se çfarë prisja të arrija. Ne nuk kishim asgjë të përbashkët. Por, përse ndihesha sikur isha ajo përsëri?

Dhe ishte vetëm atëherë kur po përpiqesha të hiqja dore, kur më në fund fillova të kuptoj lidhjen e çuditshme dhe psikologjikisht të pamundur në jetën tonë ndërmjet mënyrës sesi e përjetojmë dështimin e madh dhe mënyren sesi e përjetojmë suksesin e madh.

Në të dyja rastet, del se atje është i njëjti shërim për vetë-përmirësim, dhe kjo është ajo që ju duhet të gjeni rrugën për në shtëpi, në mënyrën më të butë dhe të qetë që të mundeni, dhe nëse po pyesni se cila është shtëpia jote, po ju jap një ide: Shtëpia juaj është çfarëdo në botë që ju doni më shume se sa doni vetën. Kjo mund të jetë kreativiteti, mund të jetë familja, mund të jenë shpikjet, aventurat, besimi, shërbimi, mund të jetë  rritja e qenve ‘Corgi’, nuk e di, shtëpia jote është ajo gjë të cilës ti i dedikon energjitë e tua me një devotshmëri të tille saqë rezultati final bëhet i parëndësishëm.

Për mua, ajo shtëpi gjithmonë ka qenë të shkruarit. Kështu që pas suksesit disorientues dhe të çuditshëm që kalova me “Ha, Lutu, Dashuro” kuptova se gjithçka që unë duhet të bëja ishte tamam e njëjta gjë që bëja gjatë gjithë kohës, kur isha një dështim i çorientuar. Duhet të kthehesha të punoja, dhe kështu bëra, dhe në 2010-n, arrita të publikoja vazhdimin e “Ha, Lutu, Dashuro” Dhe e dini se çfarë ndodhi me atë libër? Doli huq dhe unë isha mirë. Ne fakt, u ndjeva pak si e papërshkrueshme, sepse e dija që e kisha prishur mallkimin dhe kisha gjetur rrugën për në shtëpi të shkruaja për përkushtimin absolut ndaj tij. Dhe qëndrova në shtëpinë time të shkruaja me pas, dhe shkrova një libër tjetër, që doli vitin e shkuar dhe ky u prit shumë mirë, është një gjë e këndshme, por kjo nuk është ajo që dua të them. Ajo që dua të them është se po shkruaj një tjetër tani dhe do të shkruaj një libër tjetër me pas dhe një tjetër, dhe një tjetër dhe një tjetër dhe shumë prej tyre do të dështojnë, dhe disa prej tyre mund të kenë sukses, por unë gjithmonë do të jem e sigurte nga uraganet e mundshëm të suksesit për aq kohë sa nuk e harroj se ku jetoj”.