Success ZONE

Arianna Huffington dhe “Revolucioni i gjumit” që u refuzua nga 36 botues

Arianna Huffington

Arianna Huffington është bashkë-themeluese e “The Huffington Post” dhe autore e 15 librave. Para disa viteve kur ajo  themeloj “The Huffington Post”, as vet nuk e kishte menduar që vetëm për pak kohë do të nderohej me çmimin Pulitzer për raportim kombëtarë.

Huffington është në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë, por autorja e librit “Sleep Revolution” është refuzuar nga 36 botues.

Arianna Huffington themeluese dhe shefe editoriale e HuffPosts ka ndërmarrë  një tur të pazakontë të librit mbi gjumin në kampuset e universiteteve të SHBA për të folur mbi atë që studentët janë duke bërë në dhomat e tyre, veçanërisht për gjumin.

Por, ajo ishte e vendosur ti bëjë të tjerët ta pranojnë teoritë e saj për gjumin dhe të mos provojnë të rrinë pa gjumë për të arritur sukses në detyrat e tyre.

Pushimi e çlodhja janë hapi i parë drejt vënies së balancit në vete dhe kryerjes së obligimeve si duhet.

Këtë praktikë duhet ta ndjekin edhe punëtoret e saj në “Huffington Post”. Ata çlodhen mes jogës në zyrë dhe masazheve. Kjo është vetëm një nga gjërat që ofron Arianna Huffington, pioniere e medieve të reja.

Sipas saj:“Për të punuar më mirë, për të qenë më kreativë, por edhe për të bërë politikë në mënyrë më konstruktive, duhet të dish të harmonizosh çdo pjesë të jetës tënde, ta shohësh botën me tjetër sy dhe të kujdesesh për veten”.

Arianna arrin ta bëjë më së miri këtë. Ajo shpesh flet për ekuilibrin e brendshëm, shkruan me shpejtësi një editorial; ndërsa shpjegon se si duhet të jetosh më mirë, me kufjet e ‘iPhone” të saj ndjek në distancë mbledhjen e redaksisë së super-blogut më të vizituar në botë, “Huffington Post”.

Bashkëthemeluesja e Huffington Post, Arianna Huffington, thotë që paraja dhe fuqia nuk janë të mjaftueshme. Huffington thotë që ndërkohë që mendojmë për suksesin midis dy matësve – parasë dhe fuqisë – na duhet të shtojmë një matës të tretë.
“Për të jetuar jetët që duam dhe meritojmë, dhe jo për ato që duam të arrijmë, na duhet një matës i tretë, që shkon përtej matësve të parasë dhe fuqisë, dhe konsiston në katër elementë: mirëqenia, urtësia, besimi, dhe aftësia për të dhënë.”

Së bashku, këta faktorë ju ndihmojnë ju të kujdeseni për jetën tuaj psikologjike dhe të jeni vërtet i suksesshëm.