Auto

Volkswagen Tiguan i ri është i jashtëzakonshëm

Volkswagen

Volkswagen vazhdon t’i qëndroj besnik stilit të vjetër, modelit që e shquan në treg, por dallon fuqia e tij dhe karakteristika të tjera, që e kanë bërë tepër të pëlqyeshëm edhe modelin më të ri të tij.

Tiguan në krahasim me konkurrencën dallon shumë në aspektin e kualitetit. Çdo gjë në mënyrë precize është projektuar dhe thjeshtë keni ndjenjën se për secilin detaj është punuar me kujdes.

Ai ka një rritje në dimensione, si në gjatësi ashtu edhe në gjerësi, ndërsa lartësia është ulur për 33 milimetra. Tani pjesa e përparme e Tiguanit ka një pamje ndjeshëm më të gjerë, çka është meritë e rritjes së dimensioneve, plus efektit vizual të maskës së radiatorit dhe dritave kryesore që janë radhitur në mënyrë horizontale.

Tiguani i ri ka një interier i bukur dhe shumë komod . Ky model duket shumë sportive dhe gjithçka është e digjitalizuar. Hapësira e gjerë në pjesën e përparme e bën këtë model të hatashëm së bashku me dizajnin e ulëseve të rehatshme.

Edhe bagazhi është mjaftueshëm i gjerë dhe ka hapësirë të bollshme. Kapaciteti i bagazhit, tani është në 615 litra, por nëse edhe kjo nuk ju mjafton, atëherë me palosjen e ulëseve prapa, kjo hapësirë shkon në 1655 litra.

Motorët vijnë në kombinim me marshin automatik me 7 shpejtësi. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 201 kilometra ë orë, përshpejtimi nga 0 në 100 km/h arrihet për 9.3 sekonda. Kur flasim për harxhimet, ato në rrugë të hapur sillen në rreth 5 litra, kombinim rrugë e hapur qytet, 5.7 litra, ndërsa bë qytet 6.8 litra.

Një vëmendje e madhe i është kushtuar aspektit të sigurisë së pasagjerëve, duke integruar sisteme të ndryshme të teknologjisë.

Vetura është mjaft e qetë gjatë vozitjes, pasi ka një izolim të shkëlqyer kundër vibracioneve. Pasi Tiguan bën pjesë në modelet e butë SUV, gropat në rrugë nuk janë kurrfarë problemi dhe nuk e cenojnë komforin.

Po ashtu, edhe karakteristikat dinamike të vozitjes janë jashtëzakonisht të mira, kështu që nuk ka probleme as gjatë futjes në kthesa të mëdha. Thënë shkurtë, është një veturë tek e cila nuk mund të gjesh as një të metë të vetme, pra është një veturë e kompletuar në çdo aspekt.

Çmimi i Tiguan fillon nga 25, 497  dhe mbërrin deri ne 49.000 euro.