Meditimi

Vendet më të mira për meditim kur jeni në udhëtim

meditim

Një nga përparësitë më të mëdha të meditimit është se ju mund ta praktikoni atë kudo. Shpesh herë e kemi dëgjuar thënien “shtëpia është ku është zemra”, por shtëpia është gjithkund ku ju mund të meditoni.

Ka një listë të vendeve ku ju mund ta praktikoni meditimin nëse jeni në udhëtim.

Listë si prijnë Aeroportet dhe aeroplanët. Mund t’ju duket e habitshme por aeroplani është një vend perfekt për meditim. Në vend që të shikoni pasagjerët e tjerë  të përgjumur apo edhe të shikoni nga dritarja dhe të keni marramendje, mbyllni sytë dhe meditoni. Në fluturimet e gjata kjo posaçërisht është një përparësi. Kjo absolutisht që do t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe të mos i  ndjeni turbulencat në aeroplan dhe as të vraponi për të dalë i pari kur mbërrini në destinacion.

Në anën tjetër, në shumë vende të zhvilluara nëpër botë, nëpër aeroporte ka dhoma të posaçshme për meditim dhe yoga. Por, kujdes mos e humbni fluturimin tuaj për gjatë meditimit në këto dhoma.

Pas aeroporteve dhe aeroplanëve medituesit  njerëzit që tashmë kanë përvojë të gjatë në meditim preferojnë veturat, pa anashkaluar transportin publik. Provoni ta bëni praktikë të përditshme në jetën tuaj meditimin në autobus në kohën kur keni mbetur në trafikun  e ngulfatur.Ndërsa,nëse po bëni një udhëtim të gjatë me automjetin tuaj, thjeshtë parkoni diku dhe meditoni për disa minuta. Të jeni të sigurt se ju prapë se prapë do të mbërrini në cakun e nisur, para atyre që nuk janë ndalur diku për meditim ashtu siç keni bërë ju. Shtrati juaj po ashtu është vendi ideal për meditim. Nuk ka lidhje nëse nuk është shtrati i juaj shumë vjeçar, apo shtrati i dhomës së hotelit, sepse ai është vendi më ideal për këtë.  Pas një udhëtimi të gjatë, meditimi në shtratin tuaj është relaksi më i mirë që mund ti falni  mendjes dhe trupit tuaj.

 

Provojeni meditimin edhe në plazh, male ose në terrenin tuaj të kampingut.Për shumë meditues koha më e mirë për këtë praktikë është ora 17:00, dhe kur kjo kohë ju gjen në plazh apo vise malore do të jetë edhe më atraktive.  Por, kur keni udhëtuar në një vend tjetër, qoftë udhëtim turistik, studimor apo udhëtim punë, provoni të gjeni klubin më të afërt të medituesve në qytetin ku keni shkuar. Kjo do të jetë një përvojë absolutisht e re, ku do të njihni njerëz dhe histori të reja. Krejt në fund, ju themi se pa pikë problemi ju mund të meditoni edhe në dhomën tuaj të pritjes. Në kohën kur po mendoni i shqetësuar ose i mërzitur për shumë angazhime e probleme në punë, falni vetës tuaj disa minuta qetësi duke medituar…