Highlight Meditimi

Kush është shpikësi i Meditimit Transcendental?

Meditimi Transcendental

Zhvillimi i Meditimit Transcendental është i lidhur me themeluesin e lëvizjes, Maharishi Mahesh Yog-in, i cili mësimet e filozofisë hindu prej nën Himalajeve i solli në Perëndim, më 1958.

Maharishi Mahesh para kësaj kohe ka përfunduar studimet e fizikës dhe për 12 vjet  ka mësuar teknikat e meditimit te mësuesi shpirtëror Brahmananda Sarasvati. Mahharishi është njeri nga shkencëtarët më të mëdhenj të vetëdijes.

MT-ja është bërë tejët e njohur. Numri i praktikantëve është rritur në mënyrë shpërthyese nga viti në vit.

Në 40 vitet e fundit MT-në e kanë mësuar më se 7 milionë njerëz të moshave, arsimimit, kulturës dhe besimeve të ndryshme në tërë botën.

MT-ja ëhstë e përhapur në tërë botën dhe nuk kufizohet vetëm në Indi dhe SHba. MT-së i janë bashkangjitur personalitete të shumë të njohur mediatikë, si edhe shumë ekspertë.

Në argumentimin shkencor të MT-së dhe në përhapjen e metodës, kontribut të rëndësishëm kanë dhënë shumë mjekë, fizikanë, ekspert të tjerë.

Ndër më të njohurit është Dr. Deepak Chopra, mjek, endokrinolog, gjeni dhe ikonë e shekullit të 20-të. Dijet e mjekësisë klasike komplementare me arsyen e shëndoshë, në një qasje të rëndësishme për shëndetin dhe shërimin e njeriut.

Kjo qasje e tërësishme për shëndetin dhe shërimin e njeriut njihet me emrin trupi-mendja-shpirti.

Sipas kërkimeve klinike me baza shkencore të veprimit të teknikës,në fizikën kuantike MT-ja ka një peshë të rëndësishme shkencore.