UNIK +

Ushtrimet për sy!

sy
Valdet Fetahu

Motivues

Sytë janë pasqyrë e mëlqisë. Njerëzit të cilët vuajnë nga sëmundjet e syve shpesh kanë problem me mëlqinë dhe anasjelltas. Sipas teorisë taoiste, të jesh kolerik do të thotë se vuan nga mëlqia e sëmurë dhe njerëzit që shërbehen shumë me sy janë kolerik. Ushtrimi i brendshëm i syve njëkohësisht forcon edhe sytë edhe mëlqinë dhe në këtë mënyrë parandalon ndonjë çrregullim siç është: karakti, astigmatizmi, shkurtpamësia, glaucoma dhe problemet me mëlqinë.

Sytë, e në veçanti lëvizja e tyre, është shenjë e inteligjencës. Njerëzit inteligjent i kanë lëvizjet e syve shumë aktive dhe pandërprerë eksplorojnë rrethinën. Lëvizjet e ngadalshme dhe të çorientuara janë shenjë e inteligjencës së shtypur që duhet kultivuar me ushtrime të syve.

Mes tjerash, ushtrimet e syve përmirësojnë qarkullimin e dobët të gjakutë në sy, që është e dukshme me rrath të zi të mëdhenjë rreth syve. Qarkullimi i dobët është pasojë e periudhës së gjatë të mosaktivitetit, siç është, për shembull, disa orë qëndrimi para televizorit. Shenja e parë shpesh është ndjenja e ftohtësisë e cila krijohet kur temperatura trupore ngritet mbi temperaturën e dhomës dhe kur ajëri është më i ftohët se trupi. Sikurse motori, trupi ka nevojë që lëngu për ftohje të qarkullon dhe të largon nxehtësinë e tepërt. Nëse qarkullimi është i ngadalshëm. temperature e trupit ngritet. Thuhet se gjaku “ngjizet” dhe krijon “mpiksje”. Ushtrimet e syve janë mjete të shkëlqyeshme për parandalimin e krijimit të mpiksjeve, në veçanti nëse shpesh e shikoni televizorin.

Me ushtrimet e syve zvogëlohen edhe qeskat e syve – shenja të grumbullimit të ujitë dhe funksionimit të dobët të metabolizmit në përgjithësi:

  1. Vendosni gishtat në pjesën e sipërme të zgavrës së syrit. Do të ndjeni presion të lehtë në eshtra. Pikat e cekura janë të shënuara me shkronjën A në foto “a” Shtypeni gishtin thellë. Çdo ndjenjë e dhimbjes është shenjë e bllokimit. Fërkoni ato pika duke numëruar deri në dhjetë. Relaksonu, përsëritne tri herë.
  2. Mandej vendosni gishtin tregues në mes të pjesës së poshtme të zgavrës së syrit, e shënuar me shkronjën B. Fort shtypne zgavrën e syrit, por jo në mollëzat e syrit. Fërkojeni dhe numëroni deri në 10. Relaksonu. Përsëritne tri herë.
  3. Mandej vendosne gishtin tregues në pjesën eposhtme të zgavrës së syrit pranë këndeve të jashtme.(Kërkone shkronjën C dhe fotografinë “d”) Shtypeni dhe fërkojnei derisa numëroni deri në 10. Relaksonu. Përsëritne tri herë.
  4. Vendosni gishtin e mesëm në pjesën e epërme të zgavrës së syrit pranë këndeve të jashtme të syrit. (shih foton me shkronjën D). Shtypeni dhe fërkojnei derisa numëroni deri në 10. Relaksonu. Përsëritne tri herë.
  5. Vendosni gishtin e mesëm në ballë duke e përcjellë linjën nga vetullat deri tek thellina e butë anash (pika E). Shtypeni dhe fërkojnei derisa numëroni deri në 10. Relaksonu. Përsëritne tri herë.
  6. Rrept fërkoni shuplakat deri sa mos të nxehen, Mbuloni sytë me duar në atë mënyrë që gishtat të dorës së majtë dhe të djathtë lehtë të preken. Mos i shtypni sytë! Numëroni deri në 10. Përsëritne tri herë për ta ndjer nxehtësinë e duarëve në sy.
  7. Mandej leht i bëni masazhë syve me gishtin tregues, gishtin e mesëm dhe gishtin e unazës. Me lëvizje rrethanore bëni masazhë ashtit rreth syve, duke filluar nga këndi i brendshëm, shumë afër hundës. I bëni masazhë edhe ballit mbi vetulla, mandje përgjatë vetullave derisa nuk vijni tek sytë dhe pjesëm e poshtëme të zgavrës së syrit, fërkojeni deri tek hunda. Bëjeni këtë 10 herë. Relaksonu.

VËREJTJA A: Nëse e fërkoni në anën e kundërt, do t’i dobësoni muskujt e syrit dhe do të shkaktoni paraqitjen e rrudhave. Gjatë fërkimit shërbehuni vetëm me krem natyrale.

VËREJTJA B: Në rast të glaukomës apo kataraktës i bëni shtatë ushtrimet e cekura deri në 12 minuta në ditë. Kur janë sytë e lodhur, këto ushtrime e gjallërojnë gjithë trupin vetëm për disa minuta. Efikasiteti i tyre rritet nëse bëhen së bashku me ushtrimet për forcimin e mëlqisë.

VëREJTJA C: Nëse pikat e caktuara janë të dhimbëshme, mos i shtypni shumë, sepse mjafton edhe shtypja më e butë për t’u arritur efikasiteti I dëshiruar dhe kthimi i shikimit normal.

VëREJTJA D: Dy pikat e para (A dhe B) mund t’ju shërbejnë për diagnostifikim. Edhe dhimbja më e lehtë, nëse e shtypni fort, është shenjë e çrregullimit në sy dhe në trup. Nëse pika B eshtë e enjtur dhe e mavijosur, ju vuani nga grumbullimi i ujitë dhe ju duhet shumë pushim.

Një student i imi dhe familja e tij në masë të madhe janë shërbyer me ushtrimet për sy. Problemet e tij kanë filluar kur ai ka braktisur vendin e punës së informatikës në kompaninë telefonike në San Francisko, dhe ka shkuar në një vend më të mire pune në San Joseu. Në këtë vend pune e ka pasur punën testuese për tre muaj, e gruaja e tij, e cila ka punuar si mjeke, nuk ka mundur të lë punën, shtëpinë dhe katër fëmijët e tyre për të ikur me të. Kështu ai, i lodhur shumë nga panumër orësh pune në kompjuter, duhet të vozisë tri orë për t’u kthyer në shtëpi. E kur arrinte në shtëpi e vërshonin obligimet ndaj fëmijëve, i dërmuar gjuhej në shtrat.

Pasi që më nuk mund të duronte zhurmën, mbyllej në dhomën e tij të fjetjes per të pushuar, Pikëpamja e tij pesimiste ndaj botës, mungesa e oreksit dhe indiferenca ndaj problemeve familijare kanë shkaktuar shumë grindje të pakëndshme në mes tij dhe gruas së tij. Kanë vendosur të divorcohen. Por, para se ta fillojnë procesin juridik, kanë ardhur në ordinancën time. Duke i dëgjuar vëmendshëm gruan dhe burrin, kuptova se ata akoma duheshin dhe se dallimet e tyre burronin nga tensionimi dhe stresi i shkaktuar nga mbingarkesa. Kështu që i këshillova të presin edhe dy javë, respektivisht, po aq për sa ka nevojë që ushtrimi të nisë të funksionojë. Burrit i dhashë udhëzime se si t’i bëj ushtrimet derisa vozitë. ka mundur ta ushtrojë, se pari njërin sy, mandej tjetrin derisa e ka mbajtur timonin në dorën e majt derisa ushtron me syrin e djathtë dhe anasjelltas. Pas, më pak se një muaj, prapë kanë ardhur në ordinancën time me dhuratë për mua. Burri më ka thënë se ushtrimet për sy kanë bërë mrekulli në jetën e tyre!

Kur i ka bërë ushtrimet derisa është këthyer në shtëpi, lodhja e tij është zhdukur dhe mbërrinte i pushueshëm në shtëpi. Ka luajtur me fëmijë, durueshëm është përgjigjur në pyetjet e tyre madje edhe iu ka ndihmuar rreth detyrave të shtëpisë. Iu është kthyer oreksi, por edhe marrëdhëniet martesore me gruan i ka bërë suksesshëm. Koncentrimi në punë iu është përmirësuar dhe është avancuar në pozitë në ndërrmarje në San Joseu. Suksesshëm e ka shitur shtëpinë në San Francisko dhe është vendosur në San Joseu. Gruaja e tij ka gjetë punë të re dhe fëmijët kanë qenë të lumtur. Më kanë treguar se kanë nisur një jetë të re dhe se duhen më shumë se kurrë më heret.

Tema është shkoqitur nga libri i mrekullueshëm i Dr. Stephen Chang “Ushtrimet e brendshme Taoiste”