UNIK +

Meditimi Dinamik dhe porta drejt fuqisë personale

Meditimi Dinamik
Sheki Useini

Meditues

Më 18 dhe 19 Maj, VETVETJA organizon për herë të parë në trevat Shqiptare, seminarin 2 ditore në Prishtinë me temën „MEDITIMI DINAMIK dhe Porta drejt fuqisë personale.“ Të ftuar special janë dy mjeshtër të meditimit: Anil Chandwani dhe Sheki Useini Trupi i jonë është vendi ku ndodhë JETA dhe nëpërmjet trajnimeve të caktuara, si nëpërmjet një porte, futemi në brendi të trupit, në fushën e eneregjisë unike. Kjo edhe është në fakt ajo që këta lloje të meditimit i bënë tejet të veçanta dhe shumë të rëndësishme. Kush mund të marrë pjesë në këtë seminar?

Cdo njeri që është i interesuar për shëndet të mirë, për të hulumtuar në vete dhe për të zbërthyer në maksimum potencialin nga brendia në shërbim të vetë jetës, mirëqenies dhe shoqërisë. Ne mësohemi të lexojmë nga jeta, të bazohemi në fakte shkencore, duke i ofruar vetes më tepër harmoni dhe përmbushje. Ku ndryshon meditimi dinamik? Meditimi është meditim, por ajo që ndryshon është TEKNIKA. Koha që jetojmë tani eshte shumë e zhurmshme për tu përqendruar në VETËVETE! Ndaj meditimi dinamik është teknika që ta lehtëson të depërton më lehtë në detajet më të vogla të hapësirës së meditimit. Kjo është shkenca në vete. Muzika adekuate të ndihmon fuqishëm në arritjen e këtij dimenzioni. Mbasi të kupton PSE dhe SI bëhet ky meditim, atëherë ajo që ti bën, bëhet shumë më e lehtë dhe ti kalon direkt në hapësirën e qetësisë. Ky është një proces shumë fuqishëm por edhe në të njejtën kohë shumë i lehtë për t`u përvetësuar. Seminari do të zgjasë nga 7 orë në ditë , pra Meditim dhe Ligjërim, Cmimi: 1 dite 30 euro, 2 dite 50 euro Eksperienca meditative është një nga prioritetet, si dhe trajnime mbi autohipnozën, vetëshërimin, komunikimin me ZEMRËN, çlirimin nga besimet dhe shprehitë e vjetra, rritjen e paqës së brendshme, rilidhjen me pasionin, kreativitetin, shpalosjen e vlerave në vetëvete, mënyra e krijimit të shprehive të reja, fitnesi emocional, etj, etj. Pra mirësevini të bëheni pjesë e kësaj eksperience unike, të jashtëzakonshme dhe mundësise efikase për ta kuptuar veten si dhe nga jeta jusj të bëni një Vazhdimesi te Re te Sukseseve të shumta. Rregjistrohuni TANI

 

https://www.facebook.com/events/400358597412237/

https://www.youtube.com/watch?v=YRmkgBglK_Q&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2sun_UjMCrcV6P1d-twDQvexa6qm2xW0Y0hnyT_I6HQRhiuUAI1fGiopU