
ILAZ Hajra - Lumi
Shkrimtar
Po të ishte në mesin tonë Gjergj Fishta sot,
“Lahutën e Malcisë” s’do ta shkruante dot,
Ngase rapsodët e hudhën lahutën,
Në vend të saj e zgjodhën valutën.
E dini pse sot s’lexohet Migjeni?
Sepse t’mjeruarit hipën n’krye t’venit,
Sot s’duhet të ishte “Poema e mjerimit”,
Por duhet të quhej “Politika e pasurimit”.
E dini pse në fjalime më nuk citohet Naimi,
Ngaqë “Bagëtia e bujqësia” ndjell varfërimin,
I braktisen malet, bjeshkët, fushat e brigjet,
Në qytet u zhdorgjën për t’i arritur prestigjet.
“Shqipëria çka qenë, ç’është dhe çdo bëhet”,
Nuk e shkroi Samiu por të gjithë shqiptarët,
Shqipëria qe gadishull, është provincë dhe çdo bëhet s’di,
U mjaftuam me përqafime me thikë pas shpine e thirrje “o miqtë e mi”.
Të vërtetën e tha Faiku,
Nga Shqipëria zuri e iku,
Jo për shkak t’vendit,
Por për shkak t’kuvendit.
Në kohën e Konicës pak kishte doktor,
Mezi e gjeti një e t’ia linte titullin veprës Doktor Gjilpëra,
Më dhimbset si s’qe sot e ta titullonte ashtu siç do donte,
Ngase çdo emër thuajse mban këtë titull që nga xhepi e paguante.