Highlight UNIK +

ҪKA ËSHTË GASTROSKOPIA?

Dr. Mead Ramadani

Specialist i Gastroenterologjisë

Gastroskopia është incizim me kamerë i ezofagut (kapërcallit), lukthit dhe pjesës fillestare të zorrës së hollë (zorrës dymbëdhjetëgishtore-duodenumit)
A BËHET GASTROSKOPIA ME ANESTEZION APO PA ANESTEZION❓
✅Mund të bëhet me anestezion lokal , sprej lokal për të mpirë fytin para procedures endoskopike me qëllim të minimizimit të reflexit të vjelljes, ose
✅me anestezion të përgjithshëm(sedacion) që nënkupton-pacienti është në gjumë gjatë procedurës endoskopike.
DISA ARSYE PSE DUHET BËRË GASTROSKOPIA
Gastroskopia është standart i artë (gold standart🏅) i diagnostifikimit të sëmundjeve të traktit të sipërm gastrointestinal.
Me ndihmën e Gastroskopisë indentifikohen shkaqet e shumë sëmundjeve të traktit te sipërm gastrointestinal si dhe mund të bëhen intervenime urgjente si :
✅Problemet me gëlltitje (Disfagia)
✅GERD (Sëmundja e refluksit gastroezofageal)
✅Hernit hiatale (kur lukthi spostohet lart, pran ezofagut)
✅Varikset e ezofagut (venat e zgjeruara në ezofag )
✅Divertikujt (xhepat) në Esofag
✅Dëmtimet e shkaktuara nga gëlltitja e substancave të dëmshme (corosive-kaustike), siç janë kemikaljet apo detergjentët që përdoren për pastrim
✅Ngushtimet ose bllokimet e traktit të sipërm gastrointestinal
✅Humbjet e pashpjegueshme të peshës trupore sidomos atyre rapide-të shpejta
✅Dhimbjeve të barkut të sipërm (Epigastriumit) ose dhimbjeve apo djegjes së gjoksit (Heartburn) që nuk shkaktohen nga zemra
✅Të vjellave të vazhdueshme për arsye të panjohura
✅Skuqjet, pezmetimet, gërvishjet (erozionet) dhe plagët (ulçerat) e mukozës së traktit të sipërm gastrointestinal
✅Infeksionet e traktit të sipërm gastrointestinal
• Gjakderdhjeve në traktin e sipërm gastrointestinal
✅Tumoret malinje ose ato beninje
✅Sëmundja e celiakise (alergjisë në gluten)
✅Sëmundja Crohn e traktit të sipërm gastrointestinal
✅Marrja e biopsisë
✅Intervenimet ne traktin e sipërm gastrointestinal si: ndalja e gjakderdhjes, heqja e polipeve, nxjerrja e trupave te huaj etj
SA KOHË NEVOJITET TË REALIZOHET GASTROSKOPIA❓
Procedura e Gastroskopisë diagnostike merr kohë përafërsisht 10 minuta ✔️
SI BËHET PËRGATITJA PËR GASTROSKOPI❓
⛔️Barnat që merren për problemet e lukthit, duhet të ndërprehen 2 javë para procedures endoskopike.
⛔️Ndalohet konsumimi i ushqimit për 6-8 ore para procedurës endoskopike, ndërsa
⛔️konsumimi i lëngjeve, duhet të ndërprehet 2-3 orë para procedurës endoskopike.