Highlight UNIK +

A me nejt, a me ik?

Miranda Dobraj

Poete

Jam msue m’u rrit nën polenin e atdhedashunisë me nejt me durue dhimbjen e urisë me kpucat e zbathuna si të Lulit gjeni kam çue stervitet e mia të mdhaja.

E ti pash besën thujem a me nejt, a me ik?

Kam krye dhe shkollën e varfenisë e atë gjithmonë ma kujtonte zilja e orëve kur të tjerët merrnin rrugën për në byfe me ik unë zgjedhja Dhaskalin e udhës së shkronjave…

E ti moj Shqipe, më thuaj a me nejt a me ik?

Kam msue me shku me tesha të faluna e nana më motivojke, bijë mos qaj ti shpejtë do marrësh shkollën, do i kesh të tana dhe Zoti të shpërblen kur dituninë nisesh me nxan.

E ti moj nanë, pa më thuaj sot, se si ky vend m’ka katandis? Eh, fjalët e gjyshit zor i kam m’i harru se mundi i tij për dituni gjith si qiri u shkri m’ka thanë çika jem për vend me pas dashni vuajtjet për vendin n’ditar i ka shkri…

E ti gjysh larg ike, më thuej si t’ia bëj mos me ik?

M’kujtohet luhatja e babit anë e kënd dhomës si sot unë që luhatem a me nejt a me ik në kry i vlonin të gjitha hallet për veshjen, shkollën e ushqimin për secilin fëmijë.

E ti babë më thuaj, si t’ia bëj që luhatjes sonë t’i vë vendosmëni?

E ti Kosovë, me atë gurin tand çajem se unë s’kenkam aq e rand sa me qëndru ai guri i rand që në vend vet peshojka si ortek mbi mu, u rrokullis, m’ka mblu.

Eh, ti Kosovë, t’paktën kufomën mbama!

Autore, Miranda Dobraj