Të tjera

Universitetet më të bukura në Botë… Ku do të studionit?

universitetet

Ndoshta ju keni përfunduar shkollimin Universitar. Ose ndoshta po kërkoni një Universit me përplot vlera. Por kjo nuk do të thotë se ju vetëm mund të kërkoni Universitetin I cili ofron më së shumti ‘dituri’. Për dikë po-ashtu mund të jetë e rëndësishme pamja që ky vend ofron për studentët e tij.

Disa nga këto Universitete nëpër Botë, e menduan edhe këtë aspekt në ndikimin e performancës së studentëve.

Këto janë disa nga Universitetet më të bukur në Botë…

A do të donit të studionit në ndonjërin prej tyre?

Universiteti i Kembrixhit, Mbretëria e Bashkuar

Ky Universitet jo vetëm që është ndër më të mirët në Botë për kah vlerat arsimore por shquhet edhe për pamjet që ofron. Radhitet si më i miri për dizajnin unik dhe arkitekturën mahnitëse.

Universiteti Kombëtar I Meksikës, në Meksikë

Ky Universitet është aq magjepsës saqë ka hyrë nën kujdesin e UNESCO-s. Muralet në kampusin kryesor janë pikturuar nga artistët meksikan si Diego Rivvera dhe David Alfaro Siqueiros.

Universiteti i Oksfordit

Ky Universitet daton qysh nga viti 1167, duke e bërë kështu Universitetin më të vjetër në Botë dhe me arkitekturën më interesante.

Universiteti i Stanfordit, Kaliforni

Ky Universitet ka kampuset më të mëdha në gjithë Amerikën. U dizajnua nga Frederick Law Olmsted, i cili ishte bashkë-krijues i Parkut Qendror në New York.

Universiteti i Helsinkit, Finlandë

Një perlë arkitekturore, që nuk mund ta shihni diku. Universiteti ka rreth 10 hektarë kopsht botanik, I cili përdoret për kërkime studimore.