Meditimi

Teknika për ta kaluar zemërimin

zemërimin

Ju që shpesh bini pre e zemërimit provoni ti ushtroni këto metoda dhe do të vëreni  se do ta mënjanoni shumë më lehtë zemërimin. E para që duhet të bëni të rrini i liruar nga karrigia,  pra përshtatjuni karriges tuaj tërësisht. Duke filluar nga gishtërinjtë e këmbës, e gjithnjë deri të maja e kokës, parafytyroni se çdo pjesë e trupit është e liruar. Vërtetojani vetes këtë lirim duke thënë : Gishtërinjtë e mi në këmbë janë të liruar, gishtërinjtë e mi në dorë janë të liruar, muskujt e mi  në fytyrë janë të liruar.

Pastaj, parafytyrojeni mendjen tuaj si sipërfaqe të liqenit në furtunë, të shqetësuar dhe të paqetë. E tash valët qetësohen dhe sipërfaqja e liqenit bëhet e pa valëzuar dhe e qetë.

Provoni të kaloni dy ose tre minuta  duke i parafytyruar  pamjet më të bukura dhe më të qeta të cilat i keni shikuar ndonjëherë sikur, për shembull, bjeshkën në muzg në një pasdite, ose hënën nëpër ujin e ngrysur. Freskojini këto pamje në kujtesë.

Përsëriteni ngadalë, qetë, duke theksuar melodinë e çdo fjalë në vargun që shënjon qetësim dhe paqe si, për shembull: prehje, kthjelltësi, qetësim…Kujtojini edhe disa fjalë të ngjashme dhe i përsëritni. Bëjeni në kohë regjistrin, kur në jetën tuaj ishit të vetëdijshëm për kujdesin e zgjuar të Zotit dhe kujtoni se si, dhe kur ishit i brengosur dhe nervoz, Zoti vuri çdo gjë në vendin e vet dhe u kujdes për juve.

Dhe në fund përsëritni deklaratën vijuese, e cila ka forcë të pabesueshme ta lirojë dhe ta qetësojë mendjen: “Mendjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe e përsosur, sepse kjo gjatë gjithë ditës, sa herë që të keni një çast të lirë”.

Përsëriteni me zë nëse keni mundësi. Paramendojini se këto fjalë janë aktive, materie e gjallë që e lyen trurin tuaj duke dërguar në çdo rajon të mendimeve tuaja balsamin shërues. Ky është ilaçi më i njohur për tu liruar nga acarimi i mendjes.

Nëse do t’i shfrytëzoni metodat e propozuara në këtë artikull, prirja për hidhërim dhe për emërim dalëngadalë do të zbutet. Në marrëdhëniet e drejtpërdrejta për shtimin e forcës tuaj, e cila ndonjëherë pakësohet për shkak të shprehive të këqija të përmendura, ajo do të dëshmohet në aftësinë e shtuar që të përballemi me përgjegjësitë e jetës.