Jahte

Superjahti më i gjatë në Botë “Azzam”

Azzam

Azzam, super jahti më i gjatë në botë është ndërtuar në qendrën më të madhe të ndërtimit të jahteve të mëdha në Lurssen të Gjermanisë. Një ekip i jashtëzakonshëm profesionistësh u bashkuan për dizajnimin dhe ndërtimin e këtij jahti, i cili kërkoj të ishte unikat. Kjo ishte kërkesa e pronarit të “Azzam”, Mubarak Saad Al Ahbabi. Ideja e pronarit ishte të krijonte një jaht luksoz,që do të lundronte me një shpejtësi tepër të madhe, që mund të lundroj në ujëra të ngrohtë dhe në vende të cekëta dhe të ofroj një shërbim luksoz për mysafirët e vet.

 

Dizajni i jashtëm është bërë nga Nauta Yachts ndërsa dizajni i brendshëm nga Christophe Leoni, dhe tani ai llogaritet jahti me dizajnin më kompleks në Botë.

 

“Azzam” ka hyrë në histori mbi mënyrën se si është ndërtuar dhe dizajnin e saj. Kjo është një pjesë e rëndësishme e historisë edhe për Lurrsen që ka ndërtuar qindra jahte deri më sot.