Jahte

Al Salamah, jahti që brenda ka një spital

Al Said

Al Salamah është jaht në pronësi të princit të Arabisë Saudite, Princit Sulltan bin Abdul Aziz dhe në kohën e ndërtimit ka qenë jahti i tretë më i madh në Botë. Në vitin 2009 është renditur në vendin e pestë ndërsa në vitin 2011  është klasifikuar si jahti i 7-të më i madh në Botë. Ky jaht ka nisur të ndërtohet në vitin 1998 nga një kompani gjermane e anijeve e njohur me emrin HDW, në Kiel, por si përfundim ajo kaloi në oborrin Lurrsen në Bremen, për t’ju dhënë dora e fundit e mjeshtërisë. Në kohën e prodhimit ky jaht ka kushtuar 200 milion dollarë amerikan.

Brenda jahtit luksoz ka një kinema, bibliotekë, një hapësirë biznesi, një spital i pajisur më shumë mjete mjekësore dhe hapësira relaksi.

Jahti njihet kudo në botë për vijat e saj elegante në dizajn dhe madhësisë së tij.