Jahte

Al Said jahti luksoz që kushton 300 milion euro

Al Said

Mbajeni frymën kur të shihni imazhet dhe hapësirat e jahtit Al Said, sepse diçka të tillë nuk keni parë më herët.Ky jaht gjatë ndërtimit quhej “Projekt sunflower”, ndërsa në vitin 2008 ka përfunduar ndërtimi i tij nga Lurssën. Ky jaht është unik për formën e vet dhe ka për pronar Sulltan Qaboos të Omanit. Ai është projektuar për të përmbushur kërkesat e pronarit të tij dhe aktualisht është jahti më i fuqishëm në Botë. Për nga gjatësia ai mban vendin e dytë ndërsa ndërtimi i tij ka zgjatur dy vite.

Al Said ka hapësirë për 65 mysafirë dhe 140 anëtarë ekuipazhi. Ai është projektuar nga Espen Oeino.

Jahti është i gjatë 155 metra  dhe fotografitë e mëposhtme e tregojnë mrekullinë e dizajnit të Espen Oeino.