Jahte

Al Mirqab, jahti i hatshëm i ish-kryeministrit të Katarit

Al Mirqab

Al Mirqab është një nga jahtet më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë në Botë. Ky jaht është ndërtuar në oborrin e madh Peters Schiffbau Wewelsfleth të Gjermanisë dhe i takon ish-kryeministrit të Katarit, Hamad bin jassim bin Jaber Al Thani.  Jahti i famshëm është  dizajnuar nga arkitekti i  famshëm i jahteve, Tim Heywood, ndërsa  dizajni i brendshëm është bërë nga Andrew Winch Designs. Gjatë ndërtimin jahtin e quanin “Projekti Maj” dhe është përfunduar në vitin 2008.

Ai ka një hapësirë prej 133 metra i gjatë ndërsa 18 metra i lartë. I ndërtuar prej çeliku Al Mirqab mund të lundroj 18.7 km për orë deri në 20.3 km për orë shpejtësi.  Jahti ndodhet gjatë pjesës më të madhe të vitit në zonën bregdetare Faliro të Athinës, Greqi.

Jahti ka vënë për 24 mysafirë me dhjetë dhoma të ndara dhe dy dhoma luksoze për pronaret. Apartamentet janë të mëdha dhe secila nga to ka banjo, dhomë gjumi dhe dhomë ndeje. Jahti ka një ekuipazh prej 55 vetëve.Në këtë jaht ka kinema,pishinë të madhe në mes, xhakuzi, hapësira me muzikë për argëtim dhe vende të mrekullueshme për rrezitje. Në vitin 2014 Jahti është freskuar me disa ndryshime të reja dhe me ndriçim unikat.