Lifestyle Modë & Bukuri

  Si të largojmë pikat e zeza nga fytyra?

pikat e zeza

Pikat e zeza ose të njohura në gjuhën angleze si blackheads, për shumë nga ne janë një problem i pashmangshëm. Që fytyra juaj të duket sa më e pastër atëherë këto pika duhen larguar. Ato shkaktohen nga stresi, bllokimi i poreve të lëkurës nga qelizat e vdekura e po ashtu mos largimi i grimit gjatë natës. Më poshtë gjeni disa hapa që duhen marrë në mënyrë natyrale për largimin e tyre.

1. Fillo me avull;

Vendos mbi shporet një enë me ujë për të vluar. Pasi që uji të jetë vluar largojeni nga zjarri dhe vendoseni në një vend larg shporetit. Afrohuni tek ena dhe vendosni një peshqir mbi kokën tuaj, kështu duke mbyllur sa më shumë hapësirën mes jush dhe enës me ujë të vluar. Tentoni të rrini 5 deri në 10 minuta në këtë pozitë, në mënyrë që poret tuaja të hapen.

2. Përdor sodën e bukës;

Në një enë të vogël, kombino një lugë çaji sodë buke dhe gjysmë luge çaji ujë. Vendose këtë përbërje në fytyrë, duke i bërë masazh lëkurës dhe kështu duke pastruar lëkurën.

3. Maska me vezë;

Merr të bardhën e një veze dhe përzieje lehtësisht në një enë. Vendose të bardhën e vezës në pjesët e fytyrës që mendoni se keni pika të zeza. Mbi këtë vendos një letër tualeti dhe përsëri një shtresë së vezës së bardhë. Kur letra të jetë tharë, largo atë nga lëkura juaj dhe do të habiteni se sa shumë pika të zeza ju keni larguar!