Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

Mos e neglizhoni. Ky vitaminë është shpëtim për flokët tuaj!

Rënia e flokëve është një problem i zakonshëm që mund të ndikojë jo vetëm në pamjen e një personi, por edhe në vetëvlerësimin e tij.

Alopecia, është shkaku më i zakonshëm i rënies së flokëve.

Sipas një studimi të vitit 2016 të publikuar në Anais Brasileiros de Dermatologia, rënia e flokëve prek 67.1 përqind të meshkujve dhe 23.9 përqind të femrave. Rënia e flokëve mund të tregojë edhe probleme të tjera shëndetësore në trup.

Disa mangësi vitaminash mund të shkaktojnë rënie të flokëve, por korrigjimi i mungesës në fakt mund ta rregullojë problemin.

Nga të gjitha lëndët ushqyese dhe vitaminat B që konsumoni, biotina është ajo që lidhet më shpesh me rënien e flokëve.

Në shumë studime, njerëzit me rënie të flokëve kanë treguar përmirësim klinik pas marrjes së biotinës. Konsumimi i rregullt gjithashtu parandalon që thonjtë të bëhen të brishtë dhe mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak te diabetikët.

Biotina përfshihet në një dietë të ekuilibruar, kështu që mungesa është zakonisht gjenetike.

Mungesa e biotinës mund të shkaktohet edhe te njerëzit që pinë duhan, marrin antibiotikë dhe medikamente të caktuara kundër akneve.