Lifestyle

Si ta bëni një grua t’ju dashurojë?

dashurojë

Një burrë i shquar që ka pushtuar zemrat e njëzetetri  grave, kur u intervistua për të thënë mënyrën se si kishte arritur të ishte kaq i suksesshëm, u përgjigj: “Asnjë metodë… Mjafton ta shtysh një femër të flasë për veten e saj”.

Dhe e njëjta metodë ka rezultate të shkëlqyera edhe me burrat.

“I flisni një burri për veten e tij dhe për gjërat që i interesojnë, dhe ai do t’ju dëgjojë për orë të tëra”,thoshte Dizraeli, një nga politikanët më të zgjuar që ka qeverisur perandorinë britanike.


Pra, një  rregull i artë   për të qenë i dashur nga të tjerët është që të bëni të mundur që personat e tjerë të ndjehen njerëz të rëndësishëm!