Ushqehu shëndetshëm

Shtrydhësja e frutave nuk guxon të mungojë në shtëpinë tuaj

shtrydhësja e frutave

Kafshët nuk kanë shtrydhëse frutash, por kafshët nuk e kanë trupin të mbushur me toksina siç e kemi ne. Ata e përdorin trupin e tyre ashtu siç ai është dizajnuar, ndryshe nga ne, dhe ata hanë ushqime të freskëta, të pa gatuara të mbushura plot me nutriente dhe enzima energjetike. Rezervat ushqimore që ne kemi sot nuk kanë fare lidhje me vitaminat dhe lëndët ushqyese. Prodhimet organike kanë minerale dhe vitamina 10 herë më shumë se prodhimet joorganike, dhe nuk përmbajnë helme si fertilizuesit kimikë, pesticidet dhe fungicidet. Edhe pse toka është shumë e varfër në ditët e sotme, prodhimet organike kanë të njëjta vlera ushqyese si kishin produktet 50 vjet më parë.

Ju sot duhet të hani 10 herë më shumë për t’ju afruar sasisë së lëndëve ushqyese që kishin ushqimet 50 vjet me parë. Ja pse, është absolutisht e pamundur për të marrë sasinë e duhur të vitaminave, mineraleve, dhe enzimave që ju duhen thjeshtë duke u ushqyer. Dhe mbani mend, për shkak se toksinat dhe kimikatet kanë prekur sistemin tuaj imun, aftësia juaj për t’i thithur nutrientët është reduktuar ndjeshëm. Edhe nëse ju hani fruta dhe perime të freskëta, të pa gatuara, fruta të thata, dhe drithëra, përsëri trupi juaj do të ketë mungesë lëndësh ushqyese. Zgjidhja më e mirë për këtë problem është të merrni një shtrydhëse frutash. Pirja e tre ose katër gotave lëng në ditë i jep trupit tuaj një sasi enzimash të gjalla.