Highlight Receta Ushqehu shëndetshëm

Mënyra të thjeshta për të bërë supën më të shijshme!

A keni përgatitur ndonjëherë supë dhe keni dashur që ajo të ishte pakëz më e shijshme?

Unik Portal ju sjell sekrete  për një supë më të shijshme me shumë pak punë.

Supa është ushqim i shpirtit, i kënaqshëm dhe i ngrohtë për ditët e ftohta.

Bie fjala nëse shtoni mish në një supë, thajini ose skuqni ato fillimisht.  Kjo shton një aromë më të thellë për të gjithë supën. Ky truk është veçanërisht i dobishëm për gjëra të tilla si pulë dhe sallam.

Ngjashëm me mishin, provoni pjekjen e perimeve tuaj para se t’i shtoni në supë. Kjo u jep atyre shije shumë komplekse.

Provoni të krijoni një supë me perime të shijshme të pjekura si kungull, patate, karota dhe çdo perime që gjeni në kuzhinën tuaj.

Pastaj shto një spërkatje uthull ose shtrydhni agrume. Kripa dhe piperi po ashtu e rregullojnë shijen.!

Bimët e freskëta si majdanozi dhe erëza të tjera janë ideale pasi të keni kaluar supën për pjata.

Thjeshtë hidhni përmbi dhe shijojeni aromën e një supe unike.