Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

Mikrobioma dhe Diabeti i tipit II. A mund të shëroheni nga kjo sëmundje?


Diabeti i tipit 2 është sëmundje komplekse kronike që ndodhë kur trupi nuk mund të prodhojë mjaft insulinë apo ta përdorë në mënyrë efikase insulinën e prodhuar nga trupi.

Nivelet e rritura të insulinës në gjak mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe të zvogëlojnë furnizimin me oksigjen dhe gjak të pasur me lëndë ushqyese në organet dhe neuronet e trupit.

Personat e prekur me diabet të tipit II duhet të bëjnë kujdës të madh në dietën  tyre ushqimore dhe në stilin e jetës.  Një dietë ushqimore e varfër, e përbërë nga  ushqime të përpunuara e vajra farash në të shumtën e rasteve është shkaktarja kryesore e shfaqjes së dibaetit te shumë persona.

Por cili është ndikimi që mund të këtë mikrobioma e zorrëve në shfaqjen e diabetit?

Thënë me fjalë të thjeshta, mikrobioma është një grup i përbërë nga mikroorganizma, si bakteriet, parazitët, etj, të cilët banojnë në një pjesë të veçantë të trupit.

Mikrobioma e zorrëve i referohet të gjithë organizmave që jetojnë në zorrë, nga goja deri tek rektumi.

Hulumtimet kanë treguar se përzierja e këtyre organizmave, ose Mikrobiota, është e lidhur ngushtë me shëndetin autoimun, peshën, shëndetin mendor dhe sëmundje të ndryshme, duke përfshirë diabetin.

Në Universitetin Shtetëror të Oregonit identifikuan 4 lloje të ndryshme të mikrobeve që mund të jenë shkaktarë ose që mund të ndihmojnë në trajtimin e diabetit të tipit II. Fjala  është për  disa lloje specifike të baktereve, përfshirë disa mikrobe që përmirësojnë funksionin mitokondrial, që ndihmon  organizmin në përdorimin e duhur të yndyrave dhe karbohidrateve në trup.

Ka disa mikrobe të këqija që rrisin yndyrën e keqe në trup, duke shtuar kështu indeksin e përgjithshëm të masës yndyrore në trup, që te disa krijon obezitet. E vërteta është se mikrobioza e zorrëve tuaja mund të bartet tek persona të tjerë, sidomos të ata me të cilët jetoni. Dmth në një familje mund të këtë më shumë se një person me mbipeshë.

Pra, për ta trajtuar në mënyrë vetanake diabetin e tipit II ju mund të ndryshoni dietën tuaj ushqimore, e cila dietë mund të përmirësoj mikrobiozën e zorrëve tuaja, duke reduktuar ose eliminuar ato bakteret e këqija. Krejt çka duhet të  bëni është, të shtoni probiotikët në dietat tuaja dhe lirimin e trupit nga toksinat. Ky është një fillim i mbarë drejtë një jete më të shëndetshme  dhe shërbim nga diabeti.