Dashuria Lifestyle

Shkenca tregon lidhshmërinë mes suksesit dhe seksit

suksesi

Emocioni i seksit është një “forcë e papërmbajtshme”, ndaj së cilës nuk mund të ketë një kundërshtar të tillë si një “trup i paluajtshëm”. Kur njerëzit udhëhiqen  nga ky emocion  ata fitojnë fuqi shumë të madhe për të vepruar.

Kërkimet shkencore kanë zbuluar fakte të rëndësishme mbi lidhshmërinë mes suksesit dhe seksit.  Njerëzit që kanë pasur arritje të mëdha, janë me një natyrë seksuale tepër të zhvilluar, njerëz që kanë mësuar artin e shndërrimit të seksit.

Sipas këtij studimi, njerëzit që kanë grumbulluar pasuri të mëdha kanë  arritur rezultate të shkëlqyera në tërësi, art, industri, arkitekturë dhe profesione të tjera, kanë qenë të motivuar nga ndikimi i një gruaje.

Kërkimet nga të cilat janë bërë këto zbulime befasuese, janë kryer në faqet e biografisë dhe të historisë së më shumë se dy mijë vjetëve. Kudo ku ka pasur prova të vlefshme në lidhje me jetën  e burrave dhe të grave të suksesshëm, ato tregojnë bindshëm se ata kishin natyrë seksuale shumë të zhvilluar.

Emocioni i seksit ruan sekretin e aftësisë krijuese. Gjëndrat seksuale qoftë të njerëzit qoftë të kafshët janë burimi kryesor i të vepruarit.