Familja

Rritja e fëmijeve, kujdesi dhe lumturia

rritja e fëmijëve

Një ndër sfidat më të mëdha të nënave të reja në këtë kohë është të rrisin fëmijet e tyre me kujdes dhe ti bëjnë të lumtur ata. Sigurisht që kjo është një sfidë e madhe për to, marrë parasysh jetën dinamike që po e bëjmë në ditet e sotme, studime, puna, karriera dhe aspekte të tjera të rëndësishme të jetës.

Një gjë duhet ta dini që një fëmi i lumtur  është gjithmonë i harshëm dhe buzëqeshë, luan, tregon interesim për çdo gjë,ndërsa shenjat e një fëmijë të palumtur janë po ashtu të qarta,fëmija është i tërhequr në vetvete, i qetë, nuk ka shumë, nuk angazhohet në mënyrë spontane me fëmijët e tjerë, nuk luan, nuk bën pyetje, nuk qesh apo buzëqesh dhe ka fjalor të varfër.

Për ti kuptuar ndryshimet tek fëmija i juaj ju duhet të gjeni kohë për të kaluar me të. Po ashtu është shumë e rëndësishme koha që ndani për zbavitje. Luani me ta, ky është hapi i parë dhe më i miri për të pasur garancë që ju po rrisni një fëmijë të shëndoshë dhe të lumtur.

Pavarësisht se neve mund të na krijojnë bezdi është shumë e rëndësishme që ti lëmë fëmijet ta zhvillojnë lojën e tyre në bazë të preferencave që ata kanë. Ju mund të mendoni që shtëpia e juaj është bërë rrëmujë por, fëmijet në këtë mënyrë e zhvillojnë vetën dhe zbulojnë talentet e tyre.

Mos qëndroni para tyre duke rregulluar çdo gjë që ata rrëzojnë duke u argëtuar me lodrat e tyre. Lërini vet ata ti rregullojnë gjërat. Lërini të përpiqen, t’i gjejnë vetë zgjidhjet, sepse kjo i lejon ata të mësojnë si t’i përballojnë gjërat.

T’i lejosh fëmijëve një shkallë të përvojave, madje dhe nga ato të vështira apo frustruese, kjo i ndihmon ata të ndërtojnë një rezervuar force brenda vetes që i çon ata drejt lumturisë.

Kjo nuk do të thotë që fëmijët nuk duhet të kërkojnë ndihmë nëse kanë nevojë, mirëpo roli juaj është t’i ndihmoni të gjejnë një zgjidhje dhe jo ta gjeni për ta. Është me rëndësi kyçe për lumturinë e tyre që fëmijët tuaj të mësojnë të përballojnë frustrimet dhe zhgënjimet e jetës.

Nëse fëmija juaj zhvillon një ndjenjë të pavarësisë dhe besimit, kjo e çon atë drejt vetëbesimit dhe lumturisë më të madhe. Një mënyrë për ta ndihmuar vogëlushin tuaj të zhvillojë këto cilësi është ta bësh atë të praktikojë nga 10 apo 15 minuta disa herë në ditë.