Familja Highlight

Video-lojërat jo gjithmonë kanë efekt negativ te fëmijet. Ato mund ti bëjnë fëmijet tuaj të qëndrueshëm emocionalisht!

Video-lojërat vitet e fundit janë shndërruar në pjesë të pandashme të përditshmërisë së fëmijeve. Një sondazh i kryer kohët e fundit në SHBA tregon se rreth 97% e të gjithë fëmijeve luajnë me video-lojëra të paktën 1 orë në ditë.

E derisa shumica e studimeve janë fokusuar në efektet negative të video-lojërave te fëmijet del se në fusha të caktuara kanë efekt të madh  në zhvillimin pozitiv te fëmijet, nëse përdoren në mënyrë të moderuar.

Në disa studime është konstatuar se disa video-lojëra ndihmojnë  fëmijet në zhvillimin e aftësive dhe mënyrave për të menaxhuar emocionet komplekse.

Studiuesit në Spitalin e Fëmijëve në Boston po përdorin video-lojërat për të ndihmuar  fëmijet në menaxhimin e zemërimit dhe stresit. Ata po e llogaritin këtë formë si mundësi për fitim të kontrollit emocional.

Disa video-lojëra si Angry Bird dhe Bejewelled u japing fëmijeve një ndjesi lumturie dhe i ndihmojnë të qetësohen. Këto lojëra i mësojnë fëmijëve edhe si të përballojnë dështimet me të cilat mund të përballen gjatë jetës së tyre.

Spitali i Fëmijëve në Boston në studimin e tij ka mbledhur një grup fëmijesh që zemëroheshin shpejtë dhe rrahje të shpejtë të zemrës. Në studim del se reagimet momentale për të arritur përmbushjen e e kërkesave që dalin nga video-lojëra të caktuara,  të fëmijet ndikojnë në forcimin e motivit të tyre, për të dërguar një punë deri në fund, menaxhim të stresit dhe për ta kuptuar se zemërimi është dicka momentale. Rezultatet në përgjithësi kanë treguar se fëmijet që luajnë në mënyrë të kufizuar video-lojëra, pra rreth një orë në ditë mund të menaxhojnë më mirë emocionet e tyre në përditshmëri, zvogëlojnë dozën e agresionit, nuk janë të ashpër dhe rregullojnë rrahjet e zemrës.

Përfitime të tjera që janë gjetur në këtë studim është edhe përmirësimi koordinimi i duarve me sytë. Aktiviteti që zhvillojnë fëmijet  duke luajtur i bën ata që të mësojnë metoda të reja për të marrë vendime të rëndësishme në një kohë shumë të shkurtër.

Ato gjithashtu kërkojnë përqëndrim të lartë për tu përshtatur me ndryshimet e vazhdueshme gjatë lojës. Kjo gjë i ndihmon  fëmijet të mendojnë më shpejt për të llogaritur mundësitë dhe për të zgjedhur opsionin më të sigurt me një saktësi shumë të lartë.  Duke luajtur lojëra të tipit strategjik fëmijet zhvillojnë më shumë këtë aftësi kaq të rëndësishme nga e cila varet dhe suksesi i tyre në jetë.