Lifestyle

Rivaliteti që iu ndryshoj jeten dy motrave

rivaliteti

Jessë Baldwin një natë gjatë vitit 2015, dëgjoj  teksa natën po  qante vajza e saj në dhomën tjetër.  35 Pesë vjeçarja shkoj për të parë së çfarë po  ndodhë me vajzën dhe 5 vjeçarja shumë qartë i tha “Nënë, unë po frikësohem sepse ti je trashë shumë dhe po frikësohem për shëndetin tënd.

Baldwin mbeti e shtangur dhe nuk mund të thoshte asnjë fjalë, ngase ajo me vite të tëra po provonte  dieta të ndryshme për t’u dobësuar, por sikur frika e vajzës për të ardhmen e saj u bë një forcë e madhe shtytëse për të filluar shprehi të shëndetshme ushqimi dhe për të filluar më të vërtetë me dobësimin.

Ajo të nesërmen bisedoj me një nutricionist nga California dhe filloj një plan të ri të të ushqyerit. Kështu, pak pasi filloj me planin e ri për të humbur peshë ajo vizitoi në Houston motrën e saj 36 vjeçare Jacquee Broaddus, që po ashtu kishte shtuar tepër shumë në peshë duke u rritur. Për dallim prej Jessë që ishte në mbipeshë që kur ishte fëmijë motra e saj Jacquue në moshë të rritur kishte shtuar peshë tej mase, duke ngrënë pa kontroll dhe në shumë vakte.

Motra e saj menjëherë vërejti ndryshim  që ka nisur Jesse në humbje në peshë, sepse ajo kishte filluar të dukej më e dobët. Dhe, përnjëherë sikur mori inspirim nga motra dhe ishte e gatshme të niste të njëjtën “luftë”, ndoshta edhe si garë motër me motër.

Kështu të dyja e filluan një përpjekje të përbashkët për të humbur në peshë.

Jesse që tashme e kishte programin  e ri të ushqimit i dha edhe motrës së saj, për të ndjekur të njëjtat rregulla e zakone për të humbur peshën e tepërt. Ato pinin shumë ujë dhe hanin vakte të vogla por me proteina të bollshme për të plotësuar nevojat trupore.

 

Dhe, strategjia funksionoj, Jessë që peshonte 167 kilogram humbi 92 kilogram, ndërsa Jacquee që peshonte 103 kg tani peshon 67 kilogram.Rivaliteti ndërmjet motrave funksionoj, por pjesa më e mirë e gjithë kësaj ishte që të dy motrat u shndërruan në gra të shëndetshme të lumtura dhe krenare me plotësimin e misionin që i kishin vënë vetes.