Highlight Receta

Recetë nga dieta KETO: spinaq, feta, dhe vezë

Recetë

Nëse keni filluar të zbatoni dietën KETO në stilin e jetesës suaj, dhe po ju mungojnë idetë se çfarë të hani, atëherë jeni në vendin e duhur.

Nëse doni të dini më shumë për dietën e cila kontrollon diabetin dhe epilepsinë klikoni këtu.

Kjo recetë është perfekte për ndjekësit e dietës KETO. Për shkak të mungesës së karbohidrateve, ashtu siç e parasheh edhe kjo dietë, të jetë më efektive.

Kjo recetë me spinaq, djath feta dhe vezë jo vetëm që nuk përmban karbohidrate, mirëpo nuk përmban as gjurmë gluteni dhe konsiderohet si recetë vegjetariane po-ashtu.

Përgaditeni këtë recetë të dietës KETO për mëngjes!

Përbërësit:

5 vezë të mëdha;
3 të bardha vezësh;
1 lugë çaji vaj susami;
½ e lugës së çajit kripë;
2 gota spinaq;
½ e gotës djath feta;
4 gjethe borziloku;
3 domate të thara në diell (të gatshme);
Opcionale: 1 lugë çaji vaj ulliri.

Mënyra e përgatitjes:

Për petën:

1. Në një enë përzini vezët, të bardhat e vezës, kripën dhe vajin e susamit.

2. Përzijeni këtë përbërje derisa të krijohet një masë me pak shkumë. 30 sekonda deri në 1 minutë mund të jetë e mjaftueshme.

3. Merrni një tigan. Përdorni vaj ulliri për ta lyer atë. Lejoni që të nxehet në temperaturë mesatare. Hidheni gjysmën e përbërjes me vezë. Mbulojeni me një kapak dhe uleni temperaturën nga e mesme në të ulët. Përsëriteni procedurën e njejtë me gjysmën tjetër. Pra me këtë përbërje mund të krijoni dy petë.

4. Për mbushje, merrni spinaqin dhe vendoseni në një tigan, në temperaturë të ulët me shumë pak vaj. Grimcojeni djathin feta, dhe kështu mbusheni petën me këta tre përbërës: spinaq, djath feta dhe domate të thara në diell. Krijoni dy rolle me këtë përbërje.

Kjo është e gjitha ju bëftë mirë!