Të tjera

Receta e biskotave krishtlindjesh, shumë-ngjyrëshe!

receta

Biskota të buta për brenda e kërcitëse nga jashtë. Shtoni këto biskota shumëngjyrëshe në listën e gjërave që do të përgatisni për krishtlindje ose për festën e ndërrimit të vitit.


Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur. Ja receta e biskotave!


Përbërësit që ju duhen:

– 2 shkopinj gjalpë;
– Philadelphia ose mascarpone krem djathi;
– 1 gotë Sheqer pluhur;
– ½ e lugës së kafesë kripë;
– Vanilla;
– 2 ¼ e gotës miell;
– Dekore shumëngjyrëshe për ëmbëlsira.

Mënyra e përgatitjes:

Përzini së bashku me mikser gjalpin dhe kremin. Ngadalë shtoni sheqerin pluhur dhe përzini. Shtoni vanilen, kripën dhe miellin. Përzini me lugë deri sa të kombinohen. Shtoni 3 lugë ‘sprinkles’ apo dekorime me ngjyra për ëmbëlsira që mund të blihen në supermarket. Dhe përzini prapë.

Formoni topthat me dorë dhe sillni në ‘sprinkles’

Nxeni furrën në 350 gradë më parë. Vendosni topthat në letër për pjekje dhe pjekni për rreth 20-22 minuta.