Ushqehu shëndetshëm

Pije magjike për humbje në peshë

humbje e peshës

A mendoni se ju keni fituar disa kilogramë shtesë dhe është koha që duhet t’i largoni ato?

E pra, ju nuk keni për të prerë ushqimin tuaj të preferuar më. Kjo përzierje do të bëjë që ju të tkurreni nëse vendosni të përkushtoheni duke e pirë atë rregullisht në baza ditore.

Kjo pije është me të vërtetë e lehtë për tu bërë kështu që ju nuk keni nevojë të bëni shumë përpjekje për ta përgatitur, dhe prapë se prapë do të bëjë mrekulli në trupin tuaj. Ju thjesht duhet të vendosni pak ujë për t’u vluar dhe e vendosni anash të ftohët për disa kohë më pas. Merr një lugë gjelle mjaltë, jepi një përzierje me lugë dhe shtrydh lëngun nga gjysma e limonit. Për efekte shtesë dhe shije, ju gjithashtu mund të provoni duke shtuar kanellë ose xhenxhefil që janë të njohura për karakteristikat e tyre të veçanta në detoksikimin e trupit tuaj.

Gjithashtu mos harroni që të mos pini kafe apo çdo lloj çaji për të paktën një orë pas pirjes së kësaj.

Rezultatet më të mira do të shihen nëse do ta pini çdo mëngjes në stomakun bosh. Natyrisht qe duhet të keni ca reduktime në lidhje më sheqerin dhe me çokollatat e preferuara për rezultate sa më të mira, dhe nuk duhet të pritni ndryshime për vetëm disa ditë. Por me siguri që trupi juaj do të jetë gati në kohën e duhur për pishinë.
Ka një grumbull arsyesh të tjera pse kjo mund të quhet pije magjike.

Kjo përzierje e mjaltës dhe limonit është e njohur për detoksikimin dhe heqjen e toksinave nga trupat tanë që janë grumbulluar nga ushqimi i kontaminuar.

Ose nëse ju keni një të ftohur, gjëja e parë që duhet të ju shkojë në mendjen tuaj nga tani e tutje është për të rrëmbyer gotën tuaj dhe të vëni mjaltë dhe limon në të, ajo ndihmon me dhimbje të fytit tuaj dhe siguron lehtësim të menjëhershëm.