Receta

Pasta në salcë domatesh

pasta

Jeni të lodhur dhe nuk keni kohë për të përgatitur darkën? Atëherë këto pasta janë zgjidhja juaj më e shpejtë dhe më e shijshme. Do të jeni të habitur nga shija e mrekullueshme të pastave në sos domatesh. Më poshtë gjeni përbërësit dhe mënyren e përgatitjes.

Përbërësit:

2 lugë gjelle vaj ulliri;

2 lugë gjelle gjalpë;

1 qepë të mesme të grirë imët;

4 thelbinj hudhër;

2 kanaçe salcë domatesh;

Kripë dhe piper të zi sipas shijës;

1 gotë krem pana (Hopla për gatim)

Djathë parmesan, i imët;

Borzilok i freskët;

Pasta Fettuccine.

Mënyra e përgatitjes:

Ziej makaronat në përputhje me paketimin. Në një enë tjetër nxej gjalpën dhe vajin e ullirit në temperaturë mesatare. Shto qepën dhe hudhrën të prera imët dhe përziej për rreth një minutë. Shto salcën e domatës, kripën dhe piperin. Përziej dhe lëri në temperaturë të ulët për rreth 25 deri në 30 minuta, duke i përzier herë pas here.

Largo nga zjarri dhe vendos kremin pana. Shto djathin parmesan dhe përziej. Shto pastat dhe borzilokun e freskët dhe pastat tuaja janë gati!