Highlight Receta Shëndeti

Hani këtë për mëngjes dhe shikoni vetën sa shpejtë do të dobësoheni!

mëngjes

Mëngjesi në shtëpi dhe përgatitja e tij ndonjëherë mund t’ju duket humbje kohe dhe e panevojshme.

Por ka një ushqim që mund të përgatitni shpejt dhe që mund të ndryshojë krejtësisht mënyrën e të jetuarit tuaj dhe fizikun.

Bollguri është ushqim me vlera të larta ushqyese, por pa shumë kalori.

Bollguri mund të përdoret në një dietë për  humbje peshe. Edhe pse ka karbohidrate ajo nuk vepron njëjtë si shumica prej tyre në organizëm. Për të qenë në rrugën e duhur për humbjen e peshës, udhëzimet sipas Harvard Health Publications rekomandojnë marrjen e 30 gram fibrave në ditë. Një filxhan i bollgur gatuar siguron 13 për qind të kësaj kërkese të përditshme.

Përveç kësaj, bollguri ofron përfitime të tjera duke përfshirë uljen e presionit të gjakut. Kjo mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të zemrës. Ndërkohë që dikush mund të përfitojë nga potenciali i humbjes së peshës, studimet e kohëve të fundit tregojnë se bollguri  mund të ndihmojë edhe në luftimin e trashje fëmijërore.

Salcë me  bollgur

Për të krijuar një tas më tërheqës të bollgurit që do ta duan edhe fëmijët tuaj,hidhni në të  disa mollë të copëtuara ose dardha. Përmbi pakëz kanellë. Po ashtu provoni të shtoni manaferra për të krijuar një shije shumë të mirë. Thjeshtë lëni kreativitetin të veprojë çdo mëngjes dhe do të shihni rezultatet për një kohë të shkurtër./UnikPortal/