Highlight Receta

Supë me xhenxhefil dhe karotë…

Xhenxhefili është bimë shumëvjeçare me veti të jashtëzakonshme për shëndetin e njeriut. Xhenxhefili është shumë i mirë për gatime, çaj dhe pjekurina, por gjithashtu forcon sistemin imunitar. Shumë mirë njihet për minimizim të thartirës në stomak apo djegësirës, vjelljet e nxitura nga udhëtimet e gjata dhe shtatzënitë, migrena dhe për parandalimin e kancerit në vezore dhe zorre të trashe.  Kur përgatitet si supë ju merrni shumë vitamina në një pjatë.

Ja çfarë ju nevojitet:

2 ose 3 lugë pluhur kërri, varësisht nga preferencat tuaja

2 lugë gjelle xhenxhefil të grirë dhe hudhër të grirë

Karota

Vaj kokosi

Gjysmë gote qumësht

Një pjatë perime të ndryshme

Vendosni në një enë vajin e kokosit bashkë me kërri dhe ngrohni. Shtoni xhenxhefilin dhe hudhrën dhe përzieni mire. Hidhni karotat e grira. Lëreni le të vlojë. Zierja duhet të zgjasë rreth 20 minuta. Shtoni në fund qumësht kokosi ose qumësht lope.