Familja

Në të dyzetat produktiviteti është në shkallën më të lartë

produktiviteti

Biografitë e industrialistëve dhe të financierëve amerikanë janë të mbushura me fakte se periudha nga dyzet deri në gjashtëdhjetë vjeç është mosha më produktive e njeriut. Mes të tridhjetave dhe të dyzetave, njeriu fillon të mësojë artin e shndërrimit të seksit. Ky zbulim  ndodhë përgjithësisht në mënyrë të rastësishme dhe, në shumicën e rasteve, njeriu që e zbulon atë, është tërësisht i pavetëdijshëm për zbulimin e tij. Ai mund të shikojë se fuqitë e tij të arritjeve janë rritur rreth moshës tridhjetë e pesë deri në dyzet vjeç, por në shumicën e rasteve nuk e di shkakun e këtij ndryshimi, që natyra fillon t’i harmonizojë emocionet e dashurisë dhe të seksit tek individi, mes të tridhjetave  dhe të dyzetave, në mënyrë që ai mund t’i tërheqë mbi vete këto forca të mëdha dhe t’i përdorë ato së bashku, si stimul për të vepruar.

Seksi në vetvete, është një nevojë e fuqishme  për veprim, por forcat e tij janë si një ciklon,ato shpesh janë të pakontrollueshme.Kur emocioni i dashurisë fillon të bashkohet me emocionin e seksit, rezultati është qetësi në realizimin e qëllimit, vetëpërmbajtja, gjykim i drejtë dhe stabilitet. Secili nga ju që tashmë ka mbërritur në moshën dyzetvjeçare  është i aftë ti analizojë këto deklarime  dhe t’i vërtetojë ato nga përvoja e vet.

Për shembull, kur një mashkull është i nxitur nga dëshira e tij për të kënaqur një femër bazuar vetëm në emocionin e seksit, ai mund të jetë edhe i aftë për arritje të mëdha, por veprimet e tij mund të jenë të çorganizuara, të paqarta dhe krejtësisht  destruktive. Kur është i nxitur nga dëshira e tij për të kënaqur një femër , bazuar vetëm në emocionin e seksit, një njeri mund të vjedhë, të mashtrojë, madje edhe të kryejë vrasje. Por, kur  ndjenja e dashurisë është e përzier me ndjenjën e seksit, i njëjti njëri do t’i drejtojë veprimet e tij me më shumë qartësi, qëndrueshmëri dhe logjikë.
Kriminologët kanë zbuluar se kriminelët më të  dhunshëm mund të rehabilitohen nën ndikimin e dashurisë së një femre. Nuk ka asnjë të dhënë  se një kriminel është rehabilituar vetëm përmes ndikimit të seksit. Këto fakte janë të mirënjohura, por shkaku i tyre nuk është ky. Rehabilitimi vjen nëpërmjet zemrës ose anës emocionale të njeriut, jo nëpërmjet kokës së tij ose anës logjike.