UNIK +

NE JEMI TË ZOTËT DHE MBRETËRIT E JETËVE TONA!

NE JEMI TË ZOTËT DHE MBRETËRIT E JETËVE TONA!
Xhuli Spahiu

Motivuese

Jemi mbretër të kohës së jetuar ! Pra, kjo jetë ka mijëra e mijëra copëza çastesh, rrethanash e fenomenesh që aq mrekullisht u thërrasin mendjeve tona për vetëkëndellje, për vetëdijësim dhe për RILINDJE e gjallërim drejt shtigjeve të haresë, lumturisë, prosperitetit, paqes dhe SUKSESIT tonë në jetë. Jeta vazhdon…

Je ti që vendos, për jetën tënde askush tjetër…Je ti që vendos për kë duhet apo s’duhet të vuash… Je ti që vendos, se kush ia vlenë ose jo të jetë pjesë e sajë…Je ti që fare bukur mund të vazhdosh të buzëqeshësh edhe pse mund të kesh me mijëra probleme…Je ti dhe vetëm ti.. Mos e qo dëm jetën tënde me persona të pavlerë…

Kush të ka humbur do e kuptojë rëndësinë tënde.Ti vetëm sigurohu t’ia plasësh gjithmonë në fytyrë të gjithë armiqve, që dikur hiqeshin si miq, që ti mundesh edhe pa ta. Jeta vazhdon, edhe më mire tani që ata nuk bëjnë pjesë në jetën tënde…Gëzohu!.. Askush nuk është aq i rëndësishëm sa të të zhdukë buzëqeshjen nga fytyra. E pastaj janë këta persona kaq të bukur…Jo të bukur në aspektin fizik, por të bukur dhe pikë… Të bukur, sepse kur buzëqeshin ndriçojnë gjithçka që na rrethon. Të bukur, sepse melodia e zërit të tyre arrinë të çajë ajrin… Të bukur, sepse me një gjest të bëjnë të lumtur…

Të bukur, sepse janë pjesë e jotja dhe të bëjnë më të mirë… Me dashurinë tënde, që ke në shpirtin tënd, dhuro e reflekto përherë, sepse gjithmonë do të arrish majat aty ku edhe ke synimet tuaja.

Thënë ndryshe, dua të them: FAL, SEPSE DO TE TE FALET! Sot çuditshëm ndiej që edhe unë jam tashmë pjesë e dikujt, ndoshta një pjesë e pandashme për dikend që dikur më adhuroi shumë! Nëse sot vuan, dhe vuajtjet të kanë mbuluar, mos u mërzit, unë jam pranë teje.. Jetoje jetën si dikur, e qeshur, e bukur, dhe e sjellshme…

Harroje të kaluarën e hidhur, mos e kthe kokën mbrapa, sepse është thjeshtë një humbje kohe! Mos urrej, as mos mallko, por gjithnjë thuaj: TË DUA!